<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Disa pije që ndihmojnë për humbje peshe

Konsumimi i pijeve natyrale ndihmon organizmin në përgjithësi, duke rritur imunitetin, nivelin e vlerave ushqyese e detoksikimin e zorrëve.

Times of India ka shkruar që ka disa pije që mund të konsumohen në baza ditore, të cilat mund të ndikojnë për të mirë edhe në humbjen e peshës së tepërt trupore.

Uthulla e mollës njihet për të mirat që ofron për humbje peshe. Kjo uthull përmban acidi acetik, i cili ka treguar rezultat në reduktimin e dhjamit të tepërt që mund të akumulohet në zonën e stomakut.

Një studim që është publikuar në gazetën “Bioscience, Biotechnology, and Biochemistry”, ka gjetur se konsumimi i uthullës së mollës për çdo ditë, ulë peshën e tepërt. Për ta bërë pijen duhet të përzihet një lugë gjelle uthull molle e një lugë çaji mjaltë, në një gotë ujë të ngrohtë. Pija duhet të pihet para buke.

Çaji i gjelbër gjithashtu ndihmon kundër peshës së tepërt sepse përmban antioksidantët që quhen catechins, të cilat rrisin metabolizmin dhe zvogëlojnë peshën e tepërt, sidomos gjatë ushtrimeve.

“American journal of Clinical Nutritions” ka publikuar një studim, i cili ka sugjeruar se ekstrakti që gjendet në çaj të gjelbër djeg kaloritë e tepërta. Për të arritur rezultatin e dëshiruar, çaji i gjelbër, duhet të konsumohet dy herë në ditë.

Uji me limon është pije e fuqishme kundër peshës së tepërt. Limoni përmban sasi të bollshme të vitaminës C e antioksidantëve, të cilat ndihmojnë tretjen dhe pastrojnë organizmin. Studimi që u publikua në “Journal of Clinicl Biochemistry and Nutrition”, ka sugjeruar se polifenolet që gjenden në limon parandalojnë shtimin e peshës dhe akumulimin e dhjamit.

Për ta bërë këtë pije duhet të shtrydhet gjysmë limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe të pihet në mëngjes.

Uji i arrës së kokosit përmban shumë pak kalori dhe është i pasur me elektrolite dhe vlera esenciale ushqyese për organizmin. Studimi që u publikua në “Journal of Medicinal Food” ka sugjeruar se ky ujë ndihmon trupin ta mbajë hidratimin në nivelin e duhur, mbron metabolizmin dhe ndihmon në menaxhimin e peshës së tepërt. Për ta arritur rezultatin e duhur, uji i kokosit duhet të konsumohet një herë në ditë.

Çaji i gjingjerit njihet për vetitë termogjene që ka, të cilat ndihmojnë në rritjen e temperaturës trupore dhe rrisin metabolizmin, ndërkohë që ndihmojnë edhe djegien e dhjamit. Një studim që është publikuar në gazetën “Metabolism” ka sugjeruar se çaji i gjingjerit rrit djegien e kalorive dhe ulë ndjenjën e urisë. Për ta bërë çajin me gjingjer duhet te priten feta nga bima dhe të lihen të vlojnë për 10 minuta dhe duhet të konsumohet dy herë në ditë.

Kafja e zezë kur konsumohet në mënyrë të balancuar, mund të jetë ndihmë e mirë kundër peshës së tepërt. Kjo kafe përmban kafeinë, gjë që ndihmon metabolizmin dhe djeg dhjamin. Studimi që u publikua në “American Journal of Clinical Nutritions” sugjeron se kafeina rrit shpenzimin e energjisë trupore, gjë që ndikon kundër peshës së tepërt. Për të arritur rezultatet e dëshiruara, kafja duhet të konsumohet pa sheqer apo shtesa të tjera si qumështi apo kremi.

admin admin

Recent Posts

Mësohet arsyeja pse Rexhep Qosja u varros pa paralajmërim

  Ka ndërruar jetë akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, një nga figurat…

3 days ago

Informatorja shqiptare e FBI-së: Konica “i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike”, Noli “komunist”

Nga: Agron Alibali Gjatë dy viteve të fundit të jetës, Faik Konica u vu nën…

4 days ago

Dermatologët: kruajtja e trupit mund të fshehë sëmundje serioze

    Shndërrimi i një simptome shpesh e nënvlerësuar në një prioritet klinik për t’u…

4 days ago

Ky lloj ushtrimi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të 8 sëmundjeve

  Lëvizni më shumë . Uluni më pak . Për shumë vite, kjo është konsideruar si një udhëzim…

4 days ago

Lulja që këshillohet nga ekspertët të vendoset në dhomën e gjumit

  Lulja Sansevieria nuk kërkon shumë kujdes, rimbillet çdo 2 deri në 3 vjet në…

5 days ago

A i mbani mend këto tetë gjëra nga fëmijëria juaj?

    Mënyra se si e kujtojmë fëmijërinë tonë shpesh tregon më shumë për atmosferën…

5 days ago