<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Ilaçet e diabetit mund t’ju ndihmojnë ta lini duhanin

Një studim i ri, që u publikua këtë javë, ka sugjeruar se ilaçi i diabetit, semaglutide, si Ozempic apo Wegovy, mund të ju ndihmojnë duhanpirësve që ta lënë duhanin. Përveç kësaj këto ilaçe duket të jenë të mira edhe për problemet me gjumin, demencën e sëmundjet e zemrës.

Studimi që u bë në Case Western Rserve University në Ohio e që u publikua në Annals of Internal Medicine, ka sugjeruar se duhanpirësit që kishin diabet të tipit 2 dhe që përdornin semaglutide, kishin më pak nevojë për ndërhyrje mjekësore për lënien e duhanit, raporton Forbes.

Studiuesit analizuan efektin e semaglutides te të varurit nga duhani duke i krahasuar me shtatë ilaçe të tjera të diabetit. Shikuan të dhënat elektronike shëndetësore të 223 mijë amerikanëve që kishin filluar përdorimin e ilaçit në mes të vitit 2017 e deri në 2023.

Semaglutide rezultoi të ketë lidhje në rrezik dukshëm më të ulët për ndërhyrje mjekësore te personat e varur nga duhani.

Krahasuar me pacientë që përdorin ilaçe si insulina, metformina apo të tjera dhe duke marrë parasysh faktorë të tjerë si gjinia, mosha si dhe të tjera çështje shëndetësore, studiuesit gjetën se pacientët që përdornin Ozempic kishin shumë më pak gjasa të diagnostikoheshin me TUD (çrregullim i varësisë ndaj duhanit) si dhe kishin gjasa shumë më shumë që ilaçi të ju ndihmonte ta linin duhanin.

Studime më të detajuara janë të nevojshme, pasi ende nuk ka prova definitive se semaglutide mund të trajtojnë varësisë ndaj duhanit.

Megjithatë, është raportuar se ky ilaç ka ndihmuar shumë njerëz me shumë varësi nga duhani, alkooli, kanabisi, kokaina, bixhozi e edhe blerja e shpeshte e kafshimi i thonjve.

Prodhuesit e këtyre ilaçeve, Novo Nordic dhe Eli Lilly, në mënyrë aktive janë duke analizuar se si po ndikojnë ilaçet e tyre te shëndeti i njerëzve në përgjithësi.

Ilaçet me semaglutide imitojnë një hormon që gjendet në zorrë, i cili është i përfshirë në rregullimin e ndjenjës së urisë dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Ilaçet veprojnë duke shtyrë zbrazjen e stomakut, duke rritur ndjenjën e të qenit të ngopur, duke ulur edhe dëshirën për të konsumuar ushqim.

admin admin

Recent Posts

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

3 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

3 hours ago

Si ndikon agjërimi te personat me diabet?

  Agjërimi është një praktikë shpirtërore e rëndësishme për shumë besimtarë, por për personat me…

3 hours ago

Karakolli në qafën e Çajupit, ndërtim unikal në tipologjinë e tij

Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…

21 hours ago

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

2 days ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

2 days ago