Këpucët e vendosura në telat e rrymës janë diçka të cilat i kemi rastisur në filma të shumtë.
Ka diskutime të shumta pse njerëzit i hedhin këpucët në telat e elektricitetit.
Këpucët që i shihni të varura tek linjat e energjisë elektrike mund të jetë produkt i mentalitetit, “çfarë shoh e bëj”.
Megjithatë, ekzistojnë teori të shumta lidhur me këtë.
Pse njerëzit varin këpucë tek telat e energjisë?
Është një nga gjërat që me siguri nuk e keni ditur, por përpara këtij veprimi, njerëzit shumë kohë më parë i kanë hedhur këpucët për të shprehur një emocion personal.
Për shembull, ka qenë një traditë e vjetër angleze që njerëzit t’i hedhin këpucë çiftit të sapo martuar; për t’i uruar lumturi dhe pasuri.
Ekziston gjithashtu një traditë e gjatë ushtarake e hedhjes së çizmeve për të simbolizuar fundin e postit ushtarak. Pionierët e hapësirës, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, me sa duket varën çizmet e tyre që shkelën në krye të raketës përpara se të ktheheshin në Tokë.
Ndonëse këto tradita sugjerojnë se këpucët në linjat e energjisë mund të shërbejnë për një qëllim festiv, ka shumë teori të tjera për to – dhe jo të gjitha përfshijnë shprehje gëzimi. Në fakt, disa madje përfshijnë aktivitet të supozuar kriminal.
Aktivitet i bandave
Një nga teoritë më të njohura rreth këpucëve tek telat e energjisë elektrike është se ato janë pjesë e një sistemi me të cilin bandat shënojnë territorin e tyre. Problemi me këtë teori është se vështirë se mund të konfirmohet nga anëtarët e bandave.
Departamentet e policisë në qytete të ndryshme të mëdha anembanë vendit, nuk ishin të gatshëm ta konfirmonin apo mohonin.
Vendndodhje për blerjen e drogës
Sipas një shefi policie nga Prichard, Alabama, dhe anëtarëve të Jackson, Këshilli Bashkiak i Misisipit, disa tregtarë droge, në fakt, komunikojnë se janë të hapur për biznes duke hedhur një palë këpucë mbi një linjë elektrike ngjitur.
Nga anë tjetër një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut, nuk e pretendon një gjë të tillë.
“Unë nuk mendoj se është një lloj gjëje që njerëzit reklamojnë duke lënë një shenjë”.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…