<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Gjeneratat më të rrezikuara nga 17 lloje të kancerit

Personat e lindur nga viti 1981 e deri në vitin 1996 që njihen me termin “Milenialë” dhe personat që kanë lindur nga viti 1965 e deri në vitin 1980 që njihen me termin “Gjenerata X”, janë më të rrezikuar nga 17 lloje të kancereve.

Ndërkohë që numri i rasteve me kancer po rritet në SHBA, një studim i ri ka identifikuar 17 lloje të kancerit që duket se janë më të shpeshta te milenialët e gjenerata X se sa te gjeneratat më të vjetra, shkruan CNN.

Sipas studimit që u publikua të mërkurën në gazetën “The Lancest Public Health”, në mes të gjeneratave që kanë lindur nga viti 1920 e deri në vitin 1990, ka ndryshime të dukshme kur bëhet fjalë për lloje të kancerit, përfshirë atë të gjirit, zorrës së trashë, pankreasit dhe mitrës.

“Kur shohim rritjen e rasteve, më së shumti vihet re kanceri i mitrës. Ky kancer prek më shumë rreth 169 për qind personat që kanë lindur në mes të viteve 1990 krahasuar me ata që kanë lindur në vitet 1950. Te njerëzit që lindën në vitet 1950 u pa një normë tjetër e incidencës krahasuar me dikë të lindur në vitet 1990 e që tani janë në të 30-at e 40-at e tyre”, ka thënë doktor William Dahut, nga American Cancer Society.

Studimi ka analizuar 34 kancere të ndryshme, prej të cilëve 17 dolën të jenë më të shpeshtë, kurse pesë prej tyre dolën të jenë më vdekjeprurës për personat nën moshën 50 vjeçe.

17 kanceret më të shpeshta për gjeneratat në fjalë janë kanceri gastrik (i stomakut), zorrës së hollë, gjirit, vezoreve, mëlçisë, oral, anusit, zorrës së trashë, mitrës, fshikëzës së tëmthit, veshkave, pankreasit, myeloma (kancer që formohet në qelizat e bardha të gjakut që quhen plazma), kanceri i pjesës kryesore të stomakut (non cardia gastric), testikujve, leukemia dhe kaposi sarcoma (një lloj kanceri që formohet në enët e gjakut dhe ato limfatike).

Studiuesit nga Shoqata Amerikane e Kancerit dhe Universiteti i Carlgaryt në Kanada, analizuan të dhënat e më shumë se 23 milionë pacientëve të diagnostikuar me 34 lloje të kancerit dhe më shumë se 7 milionë njerëzve që humbën jetën si pasojë e 25 llojeve të kancerit.

Të dhënat që i morën nga North American Association of Central Cancer Registries dhe Us National Center of Health Statistics, përfshinë persona nga mosha 25 vjeçe deri në 84 që nga muaji janar i vitit 2000 deri në dhjetor të vitit 2019.

Studiuesit gjetën se rastet më të mëdha me kancer të pankreasit, veshkave, mëlçisë dhe zorrës së hollë kanë ndodhur te personat që lindën gjatë vitet 1990 se sa tek ata që kanë lindur në vitet 1950.

Sipas shkencëtarëve shkaqet e këtyre kancereve janë: aktivitetet e pakta fizike, mbipesha e tepërt e ushqimi i procesuar, por, sipas tyre, mbipesha është vetëm një ndër shkaktarët e rrezikshëm.

“Është gati e pamundur të vihet gishti vetëm te njëri shkaktar”, ka thënë Dahut.

Ai ka rekomanduar që pacientët të vazhdojnë t’i bëjnë prioritet kontrollet e shpeshta, në mënyrë që të minimizohet rreziku për kancer të padiagnostikuar, ndërkohë që thotë se njerëzit duhet të ndërmarrin hapa drejt një stili më të shëndetshëm të jetesës.

admin admin

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

4 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

4 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

4 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

4 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

5 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

5 days ago