Categories: KËSHILLAShëndet

Ushqimet që përmbajnë më shumë kalcium

Kalciumi është një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave, ndonëse ai merret kryesisht nga ushqimet, shpesh mund të lindë nevoja për suplementë, të cilët gjithësesi duhen marrë me rekomandimin e mjekut.

Përfitimet që i vijnë organizmit nga kalciumi:

Trupi ka nevojë për kalcium për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave.

Kalciumi është i nevojshëm edhe për shëndetin e zemrës, muskujve dhe nervave. Studimet konfirmojnë se kalciumi bashkë me vitaminën D, ofrojnë përfitime që shkojnë përtej shëndetit të kockave.

Të dyja së bashku, besohet të ofrojnë një lloj mbrojtje kundër kancerit, diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut. Megjithatë, këto pretendime kanë nevojë për më shumë studime shkencore.

Rreziqet e nivelit të ulët të kalçiumit në organizëm:

Nëse njeriu nuk merr mjaftueshëm kalcium, do të përballet me probleme shëndetësore që nuk prekin vetëm kockat. Mungesa e kalçiumit tek fëmijët vështirëson rritjen e tyre.

Tek të rriturit shkakton rënie të dendësisë kockore, që është faktor rreziku për shfaqjen e osteoporozës.

Sasitë e nevojshme të kalciumit për organizmin:

Sasia e nevojshme e kalcumit është në varësi të moshës dhe gjinisë. Burrat dhe djemtë nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të konsumojnë 1,000 mg kalcium në ditë.

Pas moshës 70 vjeçare, burrat duhet të marrin 1,200 mg kalcium në ditë. Sa i përket grave dhe vajzave nga 19 deri në 50 vjeç ato duhet të konsumojnë 1,000 mg kalcium në ditë.

Gratë mbi 51 vjeç duhet të shtojnë këtë dozë me 200 mg të tjera.

Burimet ushqimore të kalciumit:

Trupi i njeriut nuk prodhon dot kalcium, ndaj i nevojitet ta marrë atë nga një sërë ushqimesh të ndryshme. Kalciumin mund ta gjeni tek djathi, qumështi dhe kosi, por edhe tek perimet si brokoli dhe barishtet.

Peshku me hala të buta siç është salmoni dhe sardelet janë gjithashtu burime të mira të kalciumit.

Përthithja e mirë e kalciumit ka nevojë për vitaminë D.

Përveç ekspozimit në diell, vitaminën D mund ta gjeni edhe tek salmoni apo e bardha e vezës. Njerëzit që kanë tolerancë të ulët ndaj bulmetit, ata që hanë ushqime me kripë, ata që vuajnë nga osteoporoza duhet të marrin suplementë të kalciumit me rekomandimin e mjekut.

admin admin

Recent Posts

Fundi tragjik i dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar

Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…

2 days ago

Seit Frashëri, mik dhe shok armësh me Avni Rustemin

Nga Artur Ajazi Dangëllia, zona më e begatë e Përmetit, është përmendur gjithmonë për patriotizëm.…

2 days ago

Luf’ta e Spanjës/ Përse shkuan 70 vullnetarë nga trojet shqiptare, ja ana e panjohur e Mehmet Shehut

Nga Xhevdet Shehu Lufta e Spanjës dhe vullnetarët shqiptarë Në kalendarin e datave përkujtimore ka…

2 days ago

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Teksti dhe fotografitë: Mehmet Biber (reportazh i botuar në revistën National Geographic – vëll. 158, nr. 4,…

2 days ago

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video)

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania

3 days ago