<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A e dini çfarë i bëjnë trurit mendimet negative?

 

 

Mendimet e përsëritura negative mund të rrisin rrezikun e sklerozës.

 

Këtë e thotë një studim i fundit mbi shëndetin mendor i kryer nga University College London, sipas të cilit, mendimet negative nxisin akumulimin e shumë depozitave të dëmshme të proteinave tau dhe amyloide në tru.

 

 

Nuk sëmurem sepse pastroj enët e mia të gjakut. Shënoni recetën
Këto proteina janë shumë të dëmshme sepse dobësojnë aftësitë e të nxënit, nxisin ankthin dhe depresionin dhe e dëmtojnë trurin shumë

 

Në kryerjen e studimit, ekspertët rekrutuan mbi 300 persona mbi moshën 55 vjeçare.

Studimi u krye në harkun kohor të dy viteve. Gjatë skanimit të trurit të pjesëmarrësve u zbulua se ata të cilët mendonin negativisht në mënyrë të përsëritur, kishin aftësi më të pakta të të nxënit dhe përkeqësim të kujtesës.

Si të përballeni me mendimet negative

Së pari është e rëndësishme të theksohet se mendimet negative janë pjesë e eksperiencës njerëzore dhe janë të paevtiueshme sidomos kur janë sporadike

Së dyti, të qënit pozitivë nuk është diçka që vjen natyrshëm, të paktën jo gjithmonë.

Optimizmi është si një muskul, i cili duhet ushqyer dhe stërvitur.

Problemi qëndron kur mendime të tilla nguliten në tru dhe mjegullojnë llogjikën por edhe nxijnë perspektivën e të ardhmes.

Ekspertët veçojnë vetëdijen, meditimin dhe terapitë e të folurës për të pakësuar sa më shumë mendimet negative.

Njerëzit që mendojnë negativisht gjithë kohës dhe që vuajnë nga ankthi apo depresioni, kanë nevojë për medikamente.

Një qasje optimiste ndaj një situate apo mendimi negativ është të pranosh gjërat që nuk i ndryshon dot

Kjo qasje duhet ndjekur gjithmonë nga shqyrtimi dhe identifikimi i një mundësie të re që mund të dalë nga kjo situatë e pandryshueshme negative.

Aspekti më i rëndësishëm i përballjes me një mendim negativ është zhvendosja e vëmendjes tek diçka apo person tjetër.

Ecja, biseda me një mik, ose çdo aktivitet që është i preferuari juaj ju vjen shumë në ndihmë për të mos lënë mendimet negative që të zënë rrënjë.

Ah dhe e fundit, edhe nga rëndësia është që sipas studimeve, njerëzit optimistë kanë 30 përqind më pak rrezik nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të ndryshme./

admin admin

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

7 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

7 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

1 day ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

1 day ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

2 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

3 days ago