<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Zbulohet autoportreti i fshehur i artistit Norman Cornish

Piktura, e fshehur brenda një prej veprave më të njohura të Norman Cornishit u zbulua gjatë punës përgatitore për ekspozitën që shpalos, nderon artin e Anglisë veriore

Autoportreti i panjohur më herët i njërit prej artistëve më të njohur anglezë të brezit të tij, është zbuluar i fshehur në anën e pasme të një pikture tjetër. Zbulimi i një vepre të re nga Norman Cornish – i konsideruar si artisti më i famshëm nga verilindja e Anglisë në shekullin XX – u bë gjatë përgatitjeve për një ekspozitë të madhe të veprave të tij dhe një tjetër titani të artit verior – LS Lowryt.

Ekspozita e cila hapet në muzeun “Bowes” në Kështjellën Barnard, synon t’i nderojë dy artistët si “rrëfyes të jashtëzakonshëm të jetës së përditshme” në Anglinë veriore.

Autoportreti u zbulua një muaj më parë nga Jon Old, personi që merret me mirëmbajtjen dhe riparimin e eksponateve në muzeun “Bowes”. Ai ishte duke punuar në pikturën e Cornishit të titulluar, “Bar Scene”, që është pjesë e koleksionit të këshillit të qarkut Durham.

Old ka thënë se piktura në fjalë kishte një dërrasë të pazakontë të vendosur në kanavecë. I hutuar, ai vendosi ta largonte atë.

“Për habinë time, u shfaq një pikturë tjetër e mrekullueshme në anën e pasme, e cila ishte mjaft magjike. Ndihem shumë i privilegjuar që kam qenë personi i parë, që nga Norman Cornishi, që e kam parë këtë autoportret”.

Vicky Sturrs, drejtoreshë e programeve dhe koleksioneve në muzeun “Bowes”, ka thënë se kishte mësuar për zbulimin e autoportretit nga një koleg, i cili po brohoriste nëpër korridoret e muzeut duke thënë: “Jon ka gjetur një pikturë të fshehur”.

Autoportreti i panjohur deri më tani, u gjet prapa veprës së njohur të Norman Cornishit, “Bar Scene”

“Ishte një moment emocionues dhe kjo tregon se puna e mirëmbajtjes dhe riparimit të veprave të artit është kaq e rëndësishme”, ka thënë ajo. “Nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e këtyre objekteve, por qëllimi është të mësohen sa më shumë detaje rreth tyre. Prandaj ky zbulim është kaq i veçantë. Mendoj se tani e tutje, të gjithë do të qëndrojmë afër Jonit kur ta bëjë punën e vet”.

Të dyja pikturat, përpara dhe mbrapa, do të përfshihen në ekspozitë megjithëse kjo nënkupton se njëra prej tyre do të duhet të qëndrojë së prapthi në kohë të ndryshme të ditës. Autoportreti i sapozbuluar është qartazi nga koha e rinisë së Cornishit (1919–2014).

Ekspozita me titull “Kith and Kinship: Norman Cornish and LS Lowry” hapet të shtunën dhe i përfshin më shumë se 50 piktura, skica dhe vizatime të artistëve. Të dy piktorët përshkruanin jetën e klasës punëtore në Anglinë veriore, por ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri në disa mënyra.

Vicky Sturrs thotë se shpreson që ekspozita do të tregojë se si të dy artistët, të cilët e njihnin dhe e respektonin njëri-tjetrin, ishin “në të njëjtin nivel” – gjë që ngre pyetjen pse në ditët e sotme, Lowry është shumë më i njohur dhe më i vlerësuar se Cornishi. Për shembull, asnjë vepër e Cornishit nuk përfshihet në koleksionin muzeut “Tate Modern”. Edhe Hannah Fox, drejtoresha ekzekutive e muzeut “Bowes”, deklaroi se shpreson që në njëfarë mënyre, ekspozita do të shërbejë për të korrigjuar këtë mungesë baraspeshe të vlerësimit të punës së dy artistëve.

“Puna e Normanit duhet të konsiderohet po aq e rëndësishme sa ajo e Lowryt dhe duhet të njihet më gjerësisht. Në verilindje vlerësohet ashtu siç e meriton. Të gjithë e njohin Norman Cornishin. Kështu që ne duam të sigurohemi që edhe të tjerët ta bëjnë këtë”, ka thënë Fox.

Në ekspozitën “Kith and Kinship: Norman Cornish and LS Lowry” vizitorët do të kenë mundësi të kuptojnë se si secili prej artistëve i ka parë vendet e caktuara në veri, dhe gjithashtu se si janë frymëzuar nga njerëzit atje. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 19 janar 2025.

admin admin

Recent Posts

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

19 hours ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

19 hours ago

Si të ruhemi në det? Këshilla të rëndësishme për një verë të sigurt

Deti është një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës, por përveç kënaqësisë që ofron,…

20 hours ago

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

2 days ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

3 days ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

4 days ago