<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ARTLETËRSI

“Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar ku mëngjeseve t’kullueta lan hijen e vet”

Nga Albert Vataj

E deshti dhe s’drashti tue i dhan njaq dashni e adhurim, njaq amëlci e idhnim, njaq andrra dhe gazmim anipse t’vdirun prej lëngimit qi e përndoqi… Kjau e kangës i’a dha, qeshi e u mner, heshti dhe foli… jo nuk foli por gjimoi, siç nji krahnuer din me gjimu nën peshën e rand t’dhimbjes qi s’mujti me e kapërdi, pa i’a lshu piskamës, pa guxu malit me i’a ngjesh, grushtin e paligjshëm.

Ai i dha Shkodrës tan çka kishte, me mish e me shpirt, i dha shum’ ma shumë sa mujti me gostit nji zemër e ligshtueme e nji shndet i molisun, një gulç shpërthyes e kushtrim i zashëm. E krejtkja munden me i ba vend n’krahnorin e vet ku kolla e gjuen me gjëmime e ithtim poterues.

Shkodra… u ngjiz n’shpirtin e poetit e u mrue me njaq andje, u gatit e gulçoi, shndriti… e mrazit të territ i’u gjegj me shkëndija zemrash e shkreptima buzësh n’puthje tinzare. Kanilit i lypi dritë me i’u lëshu piskamës, e drojes nuk i bani vend, n’përpjekjen për me i’u dhan kangës së mjerimit, si t’vetmes andërr ku rrxohet njaj turr i mraztë, njajo qasje për me mujt me mrri sa ma larg kah dhimbja lyp për me xanun sa ma shum vend.

Shkodra, njaj qytet qi Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike”… Shkodra ishte parajsa dhe ferri i tij, vend i bani n’prehnin e vet e qiell i lshoj njasaj thirrje gjëmimtare. Jetoi e kumtoi me te, i dha dhe mori prej njatij hovi… kohë dhe kangë, rënkim e klithmë, ditë t’zezume e mramje lojcake, gjëmim e gjamë, e shterri ndër vaje synin e buzën i’a eshku me zjarm zemrash.

Për te ishte dhe mbeti n’pambarim… “Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar në të cillin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet. E njashtu u rrek me e majt n’zemër dashnin e vet, pa i’a dhan zorit e shterrimit të frymës. Me za t’përvajshëm e me hov runuer u ep e u ndesh, dritoi e vezëlleu e tue vegue lypi me ik pa ankim e rënkim, mos me lan mbi dhimbjen qi e grryen, dhimbjen e vet qi e molis keqas.

E njashtu, mbetun tue vujt ma shumë se tue gëzu, n’luftën pa i’a da me tançka mujti. Kështu do të shkruajë për Shkodrën kur i’u lyp me e sodiste prej larg, “Këtu në këtë largësi ndjej damarët e saj që rrahin, e rrahin… edhe sikur mjeku që tharpton ftyrën kur shef se pacienti i tij ka ethe, njashtu edhe unë pezmatohem n’idhnim, tue pa se si pulsi i dashnores seme nuk rreh siç duhet.”

Shkodra, ishte dhe mbeti, njajo qi Migjeni i’u dha me nji “dashuni tragjike”, dashuni e cila pilson në çdo vërshim e amëlcohet n’tana andrrat qi gjejn vend n’njat buzë t’nezun ndër prendime t’purpurta, përmendet n’njata zemëra t’djeguna ndër zjarme gjimuse, za, za lyp kah ka qiell e zogu kah lshon flatrimin… ikën e vjen, pran e bzan, viket e paqton dhimb e dihamë tue ken prehën blatimesh adhurimi.

 

admin admin

Recent Posts

Ballkoni, rrezik i fshehur në shumë shtëpi: Çfarë nuk duhet të mbani kurrë aty

  Në shumë banesa, ballkoni shihet si një hapësirë shtesë për relaks, ruajtje apo përdorim…

6 hours ago

Parashqevi Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe emancipuese e gruas shqiptare

  Parashqevi Qiriazi (1880-1970) lindi në qytetin e Manastirit më 2 qershor 1880. Pas mbarimit…

6 hours ago

Sa ujë duhet të pijë një foshnjë? Shumë prindër bëjnë këtë gabim pa e ditur

  Uji është i domosdoshëm për organizmin, por kur bëhet fjalë për foshnjat, sasia dhe…

12 hours ago

Sa shpesh duhet të pastroni filtrat e kondicionerit? Gabimi që mund t’ju rrisë faturën e energjisë

  Shumë njerëz e përdorin kondicionerin pothuajse çdo ditë gjatë verës, por harrojnë një detaj…

13 hours ago

Anës Lumenjve-FAN NOLI

Anës Lumenjve Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s,…

13 hours ago

Pija që heq kilogramët e tepërt

  Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe në mënyrë të shëndetshme kilogramët, atëherë ky smoothie…

14 hours ago