Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet. Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit. Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit. Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.
Çfarë është Apendiksi?
Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit.
Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar. Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet. Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm.
Cilat janë simptomat e Apandesitit?
Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:
Dhimbje të forta barku,
Të vjella dhe të përziera,
Konstipacion ose diare,
Fryrje abdominale
Temperaturë dhe ethe
Humbje e oreksit
Si të kuptoni nëse ka shpërthyer apendiksi?
Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim. Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut.
Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore.
Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje.
Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë. Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit.
Në një libër të ri për jetën e përditshme në Berlinin e kohës së luftës,…
Shkencëtari Amerikan Mark Mattson bashkë me kolegët e tij, analizuan ndikimin e agjërimit në trurin…
Mehemet Aliu, Ibrahim Pasha, Soliman Pasha (Seve) dhe suita e tyre. Ngjitja në kalanë e…
Shqiptarve u pëlqen politika e kafehaneve… Politika e kafehaneve Shqiptarve, përgjithësisht, u pëlqen politika. Jo…
Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të…
Damir Dibra Ded Gjo Luli, Krajl Nikolla, Anto Gvozdenoviq dhe nji ushtarak malazez, që sipas…