<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Shqipëria e Epërme dhe e Poshtme – Gegët dhe Toskët

 

Ndodh shpesh që kombet që ndajnë kufijtë me njëri- tjetrin, të flasin të njëjtën gjuhë ose të jenë dygjuhësh – kjo ka ndodhur edhe në zonat kufitare të Shqipërisë. Banorët e Felitit, Margaritit, Argjiro Kastros, qoftë myslimanë apo ortodoksë, nuk flasin greqisht, ndërsa ata më afër me kufirin grek pak a shumë e kanë marrë gjuhën greke, përmes ndikimit të shkollave të lëna pas dore nga qeveria otomane, dhe të fesë ortodokse, që vazhdon ta ruajë greqishten e lashtë si gjuhë të kishës.

Në Shqipërinë e Epërme çështja është ndryshe, por sidoqoftë, nuk mund të thuhet se ajo pjesë është tamam në kufi me Italinë. Atje mbizotëron riti latin, por klerikët e Kishës Perëndimore përdorin gjuhën shqipe për qëllime kishtare, dhe është falë tyre që shqiptarët kanë tani ata pak libra të shtypur në gjuhën e vendit. Sikur raca shqiptare të ishte ekspozuar ndaj tundimeve të civilizimit të lartë, ndoshta do të kishte pësuar fatin e kombeve të tjera në atë pozitë.

Herodoti i përshkruante si fillimisht abstinentë, kursimtarë, të qëndrueshëm dhe të sinqertë; por të korruptuar nga luksi, ata më vonë u bënë të njohur për veset e kundërta me këto virtyte. Raca shqiptare, e ndarë nga bota për shkak të pozitës së saj gjeografike, me kombe me shkallë po aq të ulët sofistikimi në kufijtë e vet, me të cilët, për më tepër, në pjesën më të madhe të kanë pasur marrëdhënie armiqësore; me tradita dhe zakone me prejardhje të lashtë që ndërtojnë një opinion publik të fuqishëm;i kanë ruajtur deri tani virtytet e tyre të egra të paprekura. Por do të ishte guxim i marrë të profetizonimse ata do të vazhdonin t’i ruanin ato virtyte spartane kur të binin në kontakt të ngushtë me teprimet e qytetërimit që dominojnë qendrat e mëdha të Evropës Perëndimore.

Gegët e veriut dhe toskët e jugut nuk kanë asnjë ndryshim për sa i përket sjelljes dhe zakoneve; po kështu dallimet dialektore nuk janë më të mëdha se ato që ekzistojnë midis zonave të Anglisë. Çdo rivalitet që ekzistonte më parë midis këtyre dy grupeve të mëdha ishte rezultat i ambicieve të udhëheqësve të tyre respektivë, pashallarëvevendas të Shkodrës dhe Janinës. Që nga vdekja e Skënderbeut dhe deri në vitin 1831, ata u qeverisën nga pashallarët e tyre, që banonin në një numër qytetesh të rëndësishme. Beu trashëgonte autoritetin e të parëve të vet dhe porta i konfirmonte trashëgimtarit pushtetin e paraardhësve të vet. Deklarimi i besimit nuk kishte ndonjë ndikim në heqjen ose ndryshimin e këtij zakoni të vjetër dhe oborret e tyre ishin të përziera. Raca mbizotëronte mbi çdo konsideratë tjetër.

Shkëputur nga: Patrick Colquhoum & Pashko Wassa PELLAZGËT PASARDHËSIT E TYRE TË SOTËM DHE ORIGJINA PELLAZGE E POEMAVE TË HOMERIT /Trungu & InforCulture

admin admin

Recent Posts

Pse e ndajmë politikën në të majtë dhe të djathtë?

Koncepti ynë për politikën si një ndarje mes së majtës e së djathtës lindi në…

29 minutes ago

Shpikjet e mëdha që erdhën nga bota islamike

    Ndërsa përhapja e Islamit dhe lulëzimi që njohu bota islamike përfshiu qendrat e…

2 hours ago

Fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse në histori

    Miliona njerëz kanë humbur jetën nga përmbytje, tërmete, shpërthime vullkanike dhe stuhi shkatërruese.…

2 hours ago

Studim: Fëmijët që rriten në fermë kanë më pak alergji, astmë dhe probleme të lëkurës

Fëmijët që rriten në fshat preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti…

3 hours ago

Nëse vuani nga hemorroidet, këto ushqime duhet t’i kufizoni

    Hemorroidet janë një problem i zakonshëm që mund të shkaktojë shqetësime, kruajtje dhe…

3 hours ago