<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Zbulohet një krijesë deti 500-milionë vjeçare

Një krijesë detare që ka jetuar miliona vjet më parë është zbuluar nga shkencëtarët në një “gjendje të jashtëzakonshme ruajtjeje”.

”Edhe pse trilobitët notuan në oqeane rreth 500 milionë vjet më parë, studiuesit thanë se ”kafshët ende duken sikur vdiqën dje”.

Krijesat arritën fundin e tyre pasi u zhytën plotësisht në hi pas një shpërthimi vullkanik, duke ruajtur indet e tyre të buta dhe pjesët e tjera të trupit në gjendje të pacenuar.

“Kam studiuar trilobitët për gati 40 vjet, por kurrë nuk kam ndjerë se po shikoja kafshë të gjalla aq shumë sa bëja me këto” deklaroi Dr Greg Edgecombe, një paleontolog në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.

“Kam parë shumë anatomie të buta të trilobiteve, por ruajtja e tyre 3D është vërtet e mahnitshme”, shtoi ai.

Trilobitët janë disa nga kafshët detare fosile më të studiuara, me mbi 20 000 lloje të identifikuara gjatë 200 viteve të fundit.

Dr Edgecombe tha se ”studimi i trilobiteve është i rëndësishëm sepse u siguron shkencëtarëve një nga grupet e të dhënave më gjithëpërfshirëse për të analizuar historinë evolucionare të një specie të zhdukur”.

Krijesat ishin gjithashtu gjeografikisht të ndryshme, duke i bërë ato fosile indeksuese të shkëlqyera për gjeologët që llogaritnin moshën e shkëmbinjve në të cilët gjenden.

Megjithëse fosilet e trilobiteve janë gjerësisht të disponueshme, indet e buta të ruajtura mirë janë më të vështira për t’u gjetur sepse bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë përshpejtojnë dekompozimin.

admin admin

Recent Posts

Mos e hidhni parfumin gabim: Ja si ta bëni aromën të zgjasë më shumë

    Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…

16 hours ago

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

2 days ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

2 days ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

2 days ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

2 days ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

3 days ago