Një letër nga Franz Kafka që i thoshte një miku se nuk mund të shkruante më është ofruar për shitje në Sotheby’s, 100 vjet pas vdekjes së shkrimtarit të madh, për të paktën 114,000 dollarë.
Kafka, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, i njohur për veprat “Procesi”, “Metamorfoza”, i shkroi një letër poetit dhe botuesit austriak Albert Ehrenstein, gjoja në përgjigje të një kërkese për kontribuon me tekstet e tij në revistën letrare “Di Gefferten”.
Në një faqe të asaj letre në gjermanisht, të nënshkruar vetëm “Kafka”, ky shkrimtar gjerman me origjinë hebreje-çeke i lindur në Pragë shprehet se nuk ka shkruar asgjë për tre vjet, shkruan observerkult.
Besohet se Franz Kafka e shkroi atë letër në periudhën midis prillit dhe qershorit 1920, ndërsa ishte duke qëndruar në një sanatorium në qytetin Merano në veri të Italisë, ku po trajtohej për tuberkuloz.
“Kur shqetësimet kanë depërtuar në një shtresë të caktuar të ekzistencës së brendshme, shkrimet dhe ankesat me sa duket pushojnë. Në të vërtetë, rezistenca ime nuk ishte shumë e fortë,” shkruante Kafka në letrën e tij drejtuar Ehrenstein.
Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…
Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…