Xixëllonjat posedojnë një organ të veçantë që ndodhet në pjesën e poshtme të barkut, që quhet fotofor. Ai përmban qeliza që prodhojnë dritë nëpërmjet një reaksioni kimik të njohur si biolumineshencë.
Nëpërmjet kësaj, ne i shohim xixëllonjat në natyrë që në mbrëmje lëshojnë një dritë vezulluese.
Këto qeliza reagojnë në kontakt me oksigjenin dhe ky reaksion shkakton prodhimin e një energjie që emetohet si dritë. Kjo dritë zakonisht është e verdhë, jeshile ose e kuqe, në varësi të llojit të xixëllonjave.
Por pse xixëllonjat e bëjnë këtë dritë?
Arsyeja kryesore pse xixëllonjat lëshojnë këtë lloj drite është për nevojë të çiftëzimit. Xixëllonja mashkull lëshon dritë për t’i dhënë sinjale femrës që gjendet në atë territor dhe është i gatshëm për çiftëzim.
Çiftëzimi i xixëllonjave
Secili lloj i xixëllonjave ka mënyrën e veçantë të përçimit të mesazhit para çiftëzimit, thuhet në faktet e grumbulluara në robotin me inteligjencë artificiale, ChatGPT.
Edhe mbrojtja nga grabitqarët është arsye që xixëllonjat e përdorin dritën. Derisa drita simbolizon rrezikun, xixëllonjat bëjnë dritë dhe me këtë rast i mbajnë “armiqtë” larg vetes.
Drita shfrytëzohet edhe për komunikim. Kur xixëllonjat pëlqejnë të qëndrojnë të ndara në grupe, grupet e tjera mbajnë distancën duke u bazuar në dritat.
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…