<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Dhurimi i organeve: kush hesht pranon dhurimin?

Si të rregullohet ligjërisht dhurimi i organeve? A duhet të jenë të gjithë donatorë potencial? Tani edhe në Bundestag kërkohen reforma.

Gjashtë deputetë të Bundestagut nga parti të ndryshme prezantuan së fundmi në Berlin iniciativën e tyre për rregullimin e ardhshëm ligjor të dhurimit të organeve. Ata janë në favor të të ashtuquajturit modeli i supozuar i pëlqimit – që do të thotë se çdo person ka automatikisht statusin e dhuruesit të organeve, nëse ai apo jo nuk e ka kundërshtuar dhurimin në mënyrë aktive gjatë kohës sa ka qenë gjallë.

Kjo kërkesë mbështetet nga Petra Sitte (E Majta), Sabine Dittmar (SPD), Sekretarja e Shtetit në Ministrinë Federale të Shëndetësisë në Berlin, Gitta Connemann (CDU), Armin Grau (të Gjelbërit), Christoph Hoffmann (FDP) dhe Peter Aumer (CSU). Nisma e parë për të miratuar këtë model dështoi në vitin 2020.

Si të rritet numri i donatorëve?

Në Gjermani praktikohet i ashtuquajturi model i miratimit të informuar. Prandaj, dhurues të mundshëm organesh janë vetëm ata njerëz (persona mbi moshën 16 vjeç) të cilët gjatë jetës së tyre shprehimisht pranojnë dhurimin e organeve, domethënë nënshkruajnë “formularin e aksesit”.

Disa lande, pas iniciativës së Renanisë Veriore – Vestfalisë, kanë nisur tashmë një iniciativë në Bundesrat në mes të qershorit me qëllim të miratimit të modelit të supozuar të pëlqimit. Qëllimi është rritja e numrit të organeve të dhuruara që mund të transplantohen. Për momentin janë rreth 8.400 persona në listën e pritjes për një organ në Gjermani. Jeta e tyre është në rrezik në çdo moment.

“Situatë katastrofike”

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e NRW, Karl – Josef Laumann së fundmi mbështeti futjen e modelit të supozuar të pëlqimit në programin e mëngjesit të shërbimeve publike ARD dhe ZDF. “Në Gjermani, ndoshta 40% e njerëzve kanë një kartë dhurimi organesh. Sondazhet tregojnë se rreth 80% e njerëzve mbështesin dhurimin e organeve”, tha ai. “Ne kemi një situatë katastrofike në listën e pritjes. Shumë njerëz vdesin para se të marrin organin që u nevojitet”.

Politikani i CDU beson se është plotësisht e justifikuar përballja e njerëzve me çështjen e dhurimit (të mundshëm) të organeve gjatë jetës së tyre, pra të merret një vendim për këtë: “Vendimi i çdo personi është moralisht i drejtë, pavarësisht nëse vendos për apo kundër dhurimit të organeve”, vuri në dukje Laumann. “Jam i sigurt se me kalimin e kohës do të krijojmë një qëndrim shumë më pozitiv ndaj kësaj teme dhe në planin afatgjatë, mund të ndihmojë që të bëhet krejt normale dhurimi i organeve në Gjermani, ashtu si në disa vende të tjera evropiane, tha ministri.

Një model antikushtetues?

Kritikët e modelit të supozuar të pëlqimit, duke përfshirë shefen gjermane të diplomacisë Annalena Baerbock (Të Gjelbërit), paralajmërojnë se heshtja e qytetarëve për çështjen e dhurimit të organeve nuk duhet kuptuar si pëlqim automatik.

Ekspertja ligjore e FDP-së, Katrin Helling – Plahr tha për agjencinë dpa se ky model përfaqëson një ndërhyrje masive në të drejtën e individit për vetëvendosje. “Në vend që të fokusohemi te paternalizmi shtetëror, ne duhet të lidhim ligjërisht vendimmarrjen vullnetare të dhurimit të organeve.”

Anëtari i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch beson madje se prezantimi i modelit të supozuar të pëlqimit është një veprim antikushtetues. Në një prononcim për gazetën Augsburger Allgemeine, ai thotë se çdo ndërhyrje mjekësore pa pëlqimin e të prekurit është në fakt një dëmtim fizik: “Ai që hesht nuk jep automatikisht pëlqimin”.

Në vendet e tjera evropiane, ku ka dukshëm më shumë dhurues organesh sesa në Gjermani (për shembull në Kroaci) rritja e numrit të organeve të dhuruara ishte kryesisht për shkak të masave organizative, por edhe strukturore, vëren Brysch. “Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për impulse financiare për spitalet, ne kemi nevojë për rrjete efikase transplantimi, programe arsimore dhe trajnime të koordinatorëve në lidhje me anëtarët e familjes,” thotë Brysch. /DW/

admin admin

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

10 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

11 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

11 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

11 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

11 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

12 hours ago