<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

SpaceX zbulon antenën satelitore të internetit “Starlink Mini” që mund të futet në një çantë shpine

SpaceX po nxjerr në treg një version kompakt të antenave të saj Starlink, të cilat kompania po i reklamon si një opsion mobil për klientët e saj të internetit satelitor.

“Starlink Mini është një komplet kompakt, portativ që mund të përshtatet lehtësisht në një çantë shpine, i projektuar për të ofruar internet me shpejtësi të lartë…”, sipas një emaili klienti të dërguar nga SpaceX të mërkurën dhe të parë nga CNBC, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, kompania po ofron një “numër të kufizuar” të antenave Starlink Mini për 599 dollarë.

Antena Starlink Mini është afërsisht sa madhësia dhe pesha e një laptopi, pak më shumë se dy kilogramë dhe me përmasa rreth 12 inç me 10 inç me 1,5 inç.

Ajo është afërsisht gjysma e madhësisë dhe një e treta e peshës së antenës Standarde të Starlink.

Emaili nuk specifikonte se kur do të fillonin dërgesat e Starlink Mini.

Por në një postim në mediat sociale, zëvendës-presidenti i Starlink Engineering, Michael Nicolls tha se kompania po “përshpejton prodhimin” në Starlink Mini dhe se “do të jetë i disponueshëm në tregjet ndërkombëtare së shpejti”.

Ndërsa CEO i SpaceX, Elon Musk, shkroi në një postim të hënën se Starlink Mini “do të ndryshojë botën”. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

5 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

5 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

5 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

6 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

6 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

9 hours ago