<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

A është e vërtetë që nuk duhet të vishemi me të zeza në verë

Na kanë thënë e stërthënë që veshjet me ngjyrë të errët siç është e zeza nuk duhen mbajtur në verë sepse me to do të “plasim nga vapa”.

Ideja fillestare është që ngjyra e zezë përthith më shumë energji ndërsa e bardha na mban më të freskët.

A është e vërtetë që nuk duhet të vishemi me të zeza në verë?

E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia.

Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur.

Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si djersin individi, temperatura e gjakut e tij dhe organizmi në përgjithësi.

Kur rrezet e diellit bien mbi një rrobë të bardhë, drita reflektohet sërish në drejtim të organizmit që do të thotë se temperatura e brendshme është më e lartë tek një person që vesh të bardha.

Sipas ekspertëve, ngjyra më e mirë për tu mbrojtur nga nxehtësia është e zeza.

E zeza përthith çdo gjë që vjen nga dielli por edhe energjinë e trupit të cilën e nxjerr jashtë.

Njerëzit që jetojnë në  shkretëtirë  veshin gjithmonë rroba të trasha, me mëngë të gjata dhe në ngjyrë të errët.

Ata besojnë se ngjyra e zezë përthith më shumë nxehtësi, por ajo mbeten aty në rrobë dhe nuk arrin në lëkurë duke e përcëlluar njeriun.

Tek rasti i të bardhës ndryshon puna.

Trupi rrezaton nxehtësi dhe ngjyra e bardhë e kthen atë sërish mbrapsht duke krijuar një efekt sobë në trup.

Avantazhi i mëngëve të gjata

Ekspertët marrin sërish për shembull beduinët e shkretëtirës të cilët vishen me mëngë të gjata e rroba të trasha, sidomos në verë.

Sipas tyre, rrobat me mëngë të gjata mund ta mbajnë lëkurën të thatë e të freskët.

Ato mundësojnë avullimin më të shpejtë të djersës dhe krijojnë korridore ajrosjeje mes lëkurës dhe rrobës.

Për më tepër, rrobat me mëngë të gjata na mbrojnë krahët nga djegia dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

admin admin

Recent Posts

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

18 hours ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

2 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

2 days ago

Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero

Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…

2 days ago

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

  Kur keni kancer, ka shumë gjëra që mund të bëni çdo ditë për të…

2 days ago

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

  Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë,…

2 days ago