<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Të gjithë bëjnë këto 4 gabime kur lajnë rrobat: Rrobat grisen dhe humbasin ngjyrën dhe lavatriçja prishet

Dikush do të thoshte se larja e rrobave nuk është ndonjë filozofi e veçantë, veçanërisht sot kur thjesht duhet të vendosni rrobat në makinën larëse.

Megjithatë, ka disa gabime që bëjnë amvisat kur lajnë rrobat.

1. Mos e pastroni me vonesë njollën

Është mirë që njollat ​​të trajtohen sapo të shfaqen. Nëse njolla në rroba thahet, atëherë ka më pak gjasa që të mund ta hiqni atë, të paktën jo pas larjes së parë. Më së miri është që njollës t’i vendosni lëng për larjen e enëve ose një tjetër pastrues njollash dhe ta lini të veprojë për pak kohë. Shpëlajeni, thajeni dhe vetëm më pas vendoseni në lavatriçe.

2. Mbyllja e derës së makinës larëse

Shumica e grave e kanë zakon të mbyllin menjëherë derën e lavatriçes, kur nxjerrin rrobat prej saj. Megjithatë, ky është një gabim i madh, sepse pjesa e brendshme është plot lagështi dhe lëngje, gjë që mund të çojë në shfaqjen e mykut. Duhet ta lini derën hapur për pak kohë që makina larëse të thahet plotësisht.

Gjithashtu, herë pas here duhet të lani lavatriçen “bosh” për të hequr të gjitha papastërtitë nga kazani.

3. Pluhur larës

Ka një arsye pse çdo paketë pluhur larës, si dhe zbutës pëlhure, tregon sasinë optimale për një lloj të caktuar veshjesh.

Nëse vendosni më pak ilaç, rrobat do të mbeten gjysmë të pista, dhe ngjyrat do të zbehen. Shumë ilaç mund të dëmtojë materialin, ta bëjë atë poroz dhe të lërë njolla në rroba.

4. Veshja e çorapeve pas rrobave të tjera

Duhet t’ju ketë ndodhur që pas larjes të mos gjeni dot disa çorape. Ndoshta sepse i keni futur të fundit në lavatriçe. Çorapet duhet t’i vendosni në mes të rrobave të tjera, në mënyrë që ato të lahen mirë dhe me siguri nuk do të “zhduken në mënyrë misterioze”. /noa.al

admin admin

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

2 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

2 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

2 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

3 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago