<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

A duhet të dilni verës pa krem kundër diellit? Ja çfarë thonë dermatologët

Tashmë, ndoshta e dini mirë rëndësinë e përdorimit të kremit kundër diellit nëse jeni duke kaluar një ditë pranë pishinës ose në plazh. Por kur bëhet fjalë për ekspozimin e shkurtër ndaj diellit, rregullat mund të duken pak më të paqarta.

Ndërsa Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) i udhëzon njerëzit që “të aplikojnë krem ​​kundër diellit çdo ditë në lëkurën që nuk mbulohet me veshje nëse do të jeni jashtë”, biseda në rritje në internet e ka bërë të qartë se jo të gjithë janë dakord me këtë qasje strikte, shkruan Health.com.

Disa njerëz kanë ngritur idenë se nuk kemi nevojë të përdorim fare krem ​​kundër diellit.

Por çfarë thonë dermatologët?

Sipas artikullit në The Atlantic “për shkak se rrezet ultraviolet nga dielli mund të shkaktojnë kancer të lëkurës, Akademia nuk rekomandon marrjen e vitaminës D nga ekspozimi në diell”.

Megjithatë, Diya Mutasim, MD, profesoreshë në departamentin e dermatologjisë në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Cincinnati, i tha Health se “ka një avantazh në ekspozimin ndaj pak dritës së diellit për sintezën e vitaminës D dhe për disponimin tuaj”.

“Në fund të fundit është një çështje e gjetjes së një ekuilibri midis rreziqeve dhe përfitimeve, në mënyrë ideale një ekuilibër në të cilin përfitimet tejkalojnë rreziqet. Siç u them pacientëve të mi, ka dy mënyra kryesore për të marrë vitaminën D, ekspozimi ndaj diellit kundrejt suplementeve. Vetëm një nga këto dihet se rrit rrezikun e kancerit të lëkurës, por ju duhet të zgjidhni vetë”, shtoi tutje ajo.

Ajo që është e qartë, shkruan Health.com, është se kushdo që planifikon të qëndrojë në diell për një periudhë të gjatë duhet të mbrojë lëkurën, kjo do të thotë të aplikoni një krem ​​dielli rezistent ndaj ujit me mbrojtje me spektër të gjerë dhe një SPF prej të paktën 30 gradë celsius.

admin admin

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

1 hour ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

1 hour ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago