Gara mes ekipeve për të kryesuar në majat e piramidës së futbollit përcaktohet nga detaje të vogla teknike. Inteligjenca artificiale është kufiri i ardhshëm vendimtar për fituesit dhe humbësit.
A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencë Artificiale (IA) në të ardhmen? Apo, ndoshta jo në këtë jetë? Puna e Julian Nagelsmann është e sigurt për momentin.
Por IA padyshim po luan një rol më të madh në lojën e stërvitjes edhe në Euro 2024.
Këto sisteme të AI do të bëhen asistenti i fundit i trajnerit.
Zbërthimi i sistemeve taktike të kundërshtarit dhe përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të lojtarëve. Të dhënat janë tashmë aty. Me çdo pasim, krosim dhe gjuajtje të kapur në stadiume dhe në fushën e stërvitjes.
Por analistëve njerëzorë mund t’u duhen deri në tetë orë kohë për të zbërthyer siç duhet të dhënat e vetëm një ndeshjeje.
Ndërsa AI do ta përshpejtonte procesin, nënvizon Daniel Memmert: “Nëse kemi në dispozicion të dhënat mbi pozicionet dhe i vlerësojmë ato me softwarin tonë, na duhen 8 sekonda për të analizuar të njëjtin numër parametrash.”
Ekipet më të mira në të ardhmen mund të jenë vërtetë ato që punojnë krah për krah me IA.
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…