<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Ja çfarë duhet të konsumoni në darkë që të mos shëndoshni

Ngrënia e darkës vonë mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe sheqerit në gjak, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism të Shoqatës Endokrine.

Mbi 2.1 miliardë vlerësohet të jetë numri i të rriturve mbipeshë ose obezë në mbarë botën, duke i bërë më të mundshme problemet shëndetësore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Disa studime tregojnë se ngrënia e kalorive vonë lidhet me obezitetin dhe sindromën metabolike.

“Ky studim hedh dritë mbi faktin se si ngrënia e vakteve të mbrëmjes përkeqëson tolerancën e glukozës dhe redukton sasinë e yndyrës së djegur. Efektet e vakteve të mbrëmjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga njerëzit dhe varen nga ora e tyre e zakonshme e gjumit, gjë që tregon se disa njerëz mund të jenë më të prekshëm se të tjerët. Nëse efektet metabolike që kemi vërejtur me një vakt bëhen kronike, vaktet e mbrëmjes mund të çojnë në pasoja të tilla si diabeti ose obeziteti.”, shpjegon autori i studimit dr. Jonathan C. Jun i shkollës së mjekësisë të universitetit “Johns Hopkins”.

Studiuesit studiuan 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 burra dhe 10 gra) për të parë se si reagoi metabolizmi kur e hëngrën darkën pas orës 22:00 në krahasim me orën 18:00. Të gjithë vullnetarët shkuan në shtrat në orën 23:00. Prandaj, studiuesit zbuluan se nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta dhe sasia e yndyrës së djegur ishte më e vogël në rastin e vaktit të orës 22:00, edhe kur konsumoheshin të njëjtat ushqime në të dyja rastet.

“Ne duhet të bëjmë më shumë eksperimente për të parë nëse këto efekte vazhdojnë me kalimin e kohës dhe nëse ato shkaktohen më shumë nga sjellje si: gjumi menjëherë pas ngrënies së një vakti apo nga ritmi cirkadian i trupit”, përfundon dr. Jun.

Por, ajo që është e sigurt, sipas studiuesve, është se sa më herët të hamë darkën dhe sa më e madhe të jetë distanca nga koha e gjumit, rrezikohemi më pak nga një rritje e yndyrës në trup, si dhe e sheqerit në gjak. /oranews

admin admin

Recent Posts

Tre fazat e Revolucionit të “Fustanellave”: Kur Arvanitët luftuan mes tyre në emër të një Greqie të Re. Si u përdor feja për të thyer trungun etnik

1821 nuk ishte thjesht një përplasje mes “Grekëve” dhe “Turqve”, por një tragjedi vëllavrasëse brenda…

23 minutes ago

Mjaulli, nofka e admiralit arvanitas, që i mbeti nga shqipja

MJAULLÌ, NOFKA E ADMIRALIT ARVANITAS, QË I MBETI NGA SHQIPJA "Ashtu si shumë heronj, që…

39 minutes ago

“Mbreti ynë Skënderbe”: Kur Himara i shkruante Papës për “Epirin e shqiptarëve” (1577)

Nga një dorëshkrim i rrallë i vitit 1577, ruajtur në Arkivat e Vatikanit, dëshmohet mbijetesa…

56 minutes ago

Harta zyrtare e Vilajetit ë Kosovës në vitet `70 të shekullit XIX!

Vilajetit i Kosovës (Kosova Vilayeti) sipas hartës që kemi në dorë, kufizohet me Serbinë në…

1 hour ago

Zbulohet së fundmi një portret mejsetar i Gjergj Kastriotit. Autentik apo jo?

Një imazh që pretendohet të paraqesë Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka tërhequr vëmendje të gjerë në…

1 hour ago

Autori i himnit të Turqisë kishte rrënjë shqiptare nga Istogu

  Pak njerëz e dinë se autori i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Âkif Ersoy,…

7 hours ago