<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

LIBRI QË NA KA MUNGUAR

(Monografi për mësuesin atdhetar, Bajram Emërllahu nga fshati Vërban i Vitisë)

Shkruan: Ismet Rashiti

Sapo ka dalur nga shtypi libri me titull « Bajram Emërllahu feniks i Arsimit » të autorëve Sabit Jaha dhe Nexhmedin Caka. Kjo mongografi i kushtohet mësuesit atdhetar, Bajram Emërllahu nga fshati Vërban i Vitisë, i cili për një periudhë të gjatë kohe ka qenë një ndër emrat më të njohur të Anamoravës që ka bërë shumë e ka sakrifikuar për përhapjen e shkollave dhe të dijes në këto anë. Ky emër i « heshtur » dekada me radhë, doli në dritë falë idesë dhe përpjekjeve disavjeçare të Nexhmedin Cakës, i përkrahur, më në fund nga bashkautori, publicisti i njohur Sabit Jaha.

« Bajram Emërllahu për një dekadë bëri sa një gjysumshekull, në kohët më të vështira, kur armiku kishte organizuar tërë arsenalin shtetëror dhe nëntokën krimonale për t’a zhbërë këtë popull », shkruan redaktori i librit, Zeqir Rama.

Ndërkaq njëri nga autorët, Sabit Jaha, Bajram Emërllahun e vlerson « personalitet emblematik, i cili vetëm për 34 vjet sa ishte fizikisht-ngeli i përjetshëm me shembëlltyrën e pakrahasueshme, e që sot e kësaj dite emri dhe bëmat e tij zihen ngoje me respektin më të lartë, meqë ai ishte njeriu që la gjurmë të pashlyeshme.

Edhe bashkautori tjetër i librit, Nexhmedin Caka, e vlerson lartë kontributin e Bajram Emërllahut për shkollën shqipe dhe vendosmërinë e tij për ta mbrojtur me çdo kusht.

«Bajram Emërllahu kurrë nuk deshi të jetoj vetëm për vete, që s’do mend që është dukuri e rrallë në historinë tonë shqiptare.Veprimtaria e tij e gjithanëshme ishte voluminozedhe ndikimet e saj hetoheshin nga ata që ishin njohës të mirë të rrethanave historike, shoqërore dhe politike në kohën kur punoi dhe veproi », vlersën autori tjetër, Nexhmedin Caka.

Nisur nga këto vlersime, mund të thuhet me të drejtë se mësuesi patriot, Bajram Emërllahu ka qenë një minjerë e pazbuluar për një kohë të gjatë. Tani kur doli në dritë veprimtaria e tij arsimdashëse e patriotike, mund të themi me plotë gojën se për shumë dekada na ka munguar një diament i këti kalibri.

Për daljen e këti libri në dritë, merita të mëdha ka sidomos, Nexhmedin Caka, i cili për shumë vite i ka bluar në kokë të bëmat e mësuesit atdhetar, Bajram Emërllahu.

Një punë jashtëzakonisht te madhe profesionale në përgaditjen e kësaj monografie dhe të kopertinave përmbajtësore, e ka bërë edhe poeti, Muzafer Ramiqi, pa dorën dhe angazhimin serioz të cilit hë për hë, vështirë të botohej kjo monografi.

admin admin

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

3 days ago