<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTSHKENCË/TECH

CatsMe, aplikacioni me Al që zbulon dhimbjet te macet

Në Japoni, ekziston një aplikacion që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar: quhet CatsMe dhe siç sugjeron emri, ka të bëjë me macet.

Kjo nuk është për t’u habitur, pasi në Japoni ka shumë kafshë shtëpiake.

Bëhet e ditur se në vitin 2023 në shtetin japonez kishte pothuajse 16 milionë mace dhe qen, numër ky më i madh se i fëmijëve nën 15 vjeç.

Siç raportohet, Mayumi Kitakata ndër vite ka pasur disa mace, ndërsa së fundmi ka kërkuar ndihmën e Al për të zbuluar dhimbjen e mace së saj Chi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ajo është në një moshë ku do të shfaqen gjithnjë e më shumë sëmundje”, tha Kitakata.

Profesori i Universitetit Nihon, Kazuya Edamura, vuri në dukje se ndërsa veterinerët shpesh mund të tregojnë nëse një kafshë ka dhimbje, është më sfiduese për pronarët e kafshëve shtëpiake.

Sipas Edamura, mbi 70 për qind e maceve të moshuara kanë artrit ose dhimbje, por vetëm 2 për qind e tyre vizitojnë një spital.

CatsMe u zhvillua nga Carelogy, startup teknologjik dhe studiues në Universitetin Nihon.

Aplikacioni, i përdorur nga mbi 230 mijë klientë që nga fillimi i tij vitin e kaluar, thuhet se ofron mbi 95 për qind saktësi, që pritet të përmirësohet me më shumë të dhëna.

Fillimisht, AI për zbulimin e dhimbjes së maceve u prezantua si CPD (Cat Pain Detector) në vitinh 2023, por u riemërua si CatsMe në janar të vitit 2024.

Tani, aplikacioni ka kaluar në një shërbim bazë me pagesë, duke ofruar veçori të mëparshme ekskluzive për anëtarët premium. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

3 days ago