Larja e flokëve mund të duket si një punë e përditshme, por një mjeke ka paralajmëruar që të mos i lini pa i larë për më shumë se disa ditë për shkak të disa pasojave mjaft të pakëndshme.
Dermatologia e certifikuar Dr. Jenny Liu, paralajmëroi përmes një videoje në TikTok se neglizhimi i skalpit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e flokëve tuaj, shkruan Express.co.uk.
Në mbishkrimin e videos ajo shkroi: “Kujdesi i skalpit është kujdes i lëkurës”.
Ajo tha se nuk duhet të kaloni “kurrë më shumë se disa ditë” pa i larë flokët, duke kundërshtuar besimin popullor, se flokët mund ‘stërviten’ për të qenë më pak të yndyrshëm. Ajo këmbënguli se është “plotësisht një mit që flokët dhe skalpi ynë thjesht pastrohen vetë”.
“Ne e dimë se akumulimi i lëkurës së vdekur, kontribuon në rritjen e tepërt të Malassezias [një çregullim kërpudhor i lëkurës] që mund të çojë në zbokth, si dhe inflamacion”.
“Edhe vetë sebumi në kokën tonë shkakton stres oksidativ dhe ky inflamacion nuk është një mjedis i shëndetshëm për rritjen e flokëve tuaj”.
Për ata që përjetojnë rënie të flokëve, Dr Liu këshilloi ruajtjen e shëndetit të skalpit si një faktor kyç në nxitjen e rritjes së flokëve.
Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…
Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…