<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Efektet e terapisë me dritë të kuqe në shëndetin e lëkurës

Terapia me dritë të kuqe (RLT) është një lloj trajtimi që përdorë gjatësi të ulëta të valëve të dritës së kuqe për të trajtuar disa probleme në lëkurë, si për shembull rozacean e aknet, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti i lëkurës në përgjithësi.

Kjo terapi, e cila ndryshe njihet si terapi me nivel të ulët të dritës (LLLT) apo fotobiomodulacion, fillimisht është përdorur nga NASA për rritjen e bimëve në hapësirë dhe që nga atëherë është përdorur edhe për trajtime mjekësore dhe kozmetike, shkruan Times Of India.

Mënyra e funksionimit

Terapia me dritë të kuqe funksionon duke depërtuar brenda poreve të lëkurës me gjatësi të valëve prej 630 deri ne 660 nanometër. Këto gjatësi valësh mund të depërtojnë brenda poreve, duke ndikuar te qelizat dhe në shtresën e brendshme të lëkurës. 

Kjo terapi ndikon tek mitokondritë të cilat u japin energji qelizave. Kur drita e kuqe përthithet nga mitokondritë, rrit prodhimin e trifosfateve adenosine (ATP), prodhim ky që përmirëson funksionin qelizor duke riparuar dhe regjeneruar qelizat e dëmtuara.

Terapia me dritë të kuqe dhe lëkura

Një ndër rolet me të rëndësishme që kjo terapi ka në lëkurë është rritja e prodhimit të kolagjenit. Kolagjeni është proteinë, e cila i jep lëkurës strukturë, fortësi dhe elasticitet. Ndërsa njerëzit plaken, ulet prodhimi i kolagjenit, gjë që çon në dëmtim të lëkurës, shkaktim të rrudhave dhe lëshim të lëkurës.

Terapia me dritë të kuqe nxit fibroblastet, qelizat që janë përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit dhe si rezultat rrit nivelin e tij, gjë që përmirëson strukturën e lëkurës. 
Studimet kanë treguar se terapia e rregullt me dritë të kuqe mund të reduktojë rrudhat, gjë që e ka bërë këtë terapi mjaft të popullarizuar për trajtimin anti rrudhave.

Terapia me dritë të kuqe gjithashtu ka edhe veti antiinflamatore, gjë që rregullon disa probleme të lëkurës si rozacea, aknet dhe ekzema. Kjo terapi mund të jetë e dobishme sidomos për aknet, pasi ato krijohen nga inflamacionet e ndryshme, të cilat terapia me dritë të kuqe i redukton e si rezultat lëkura do të ketë më pak akne.

Terapia me dritë të kuqe mund të përshpejtojë edhe shërimin e plagëve në mënyrë të shëndetshme, pasi ka veti antiiflamatore, nuk lejon të ndodhin infeksione, duke ndikuar për të mirë në regjenerimin e lëkurës pas ndërhyrjeve kirurgjike, djegies apo ulcerave kronike. Studimet kanë treguar se kjo terapi gjithashtu mund të reduktojë edhe dhimbjen dhe të mos lejojë formimin e shenjave pas lëndimit.

Kufizimet që duhet ditur

Ani pse terapia me dritë të kuqe ka shumë të mira shëndetësore, ka disa gjëra që duhet ditur. Ndërkohë që konsiderohet të jetë mënyrë e sigurt për trajtimin e problemeve të lëkurës, ekspozimi i tejzgjatur ndaj saj mund të qojë në irritim. 

Është shumë me rëndësi të ndiqen udhëzimet e rekomanduara në mënyrë që të minimizohen rreziqet. Konsultimi me mjekun përkatës është i domosdoshëm në mënyrë që terapi të jetë e suksesshme.

admin admin

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

13 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

15 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

15 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago