Të folurit gjatë gjumit është një lloj i parasomnisë që njihet me emrin somniloqu dhe konsiderohet të jetë normale, sidomos gjatë fëmijërisë.
Sipas American Academy of Sleep Medicine, të folurit gjatë gjumit është një lloj çrregullimi, që nuk konsiderohet të jetë i dëmshëm dhe që prek 65% të popullatës ndonjëherë gjatë jetës.
Shkaktarë të shpeshtë të të folurit gjatë gjumit mund të jenë stresi, konsumimi i alkoolit, pagjumësia, gjumi në ambient të ri dhe gjumi jo i rregullt.
Carlos Schenck, psikiatër në Universitetin e Minnesotas, për CNN-in ka thënë se ka disa gjëra që mund të bëhen për ta ndalur të folurit gjatë gjumit, por së pari duhet siguruar që problemin nuk është duke e shkaktuar ndonjë sëmundje e fshehtë.
Ndërkohë Cleveland Clinic ka shkruar se të folurit në gjumë mund të ketë lidhshmëri me disa çështje shëndetësore, të cilat do të mund të jenë shkaktare, si për shembull stresi posttraumatik, depresioni apo ankthi. Shkaktarë mund të jenë edhe ilaçet për trajtimin e ankthit si dhe çrregullimeve të shëndetit mendor, tensionin e lartë të gjakut, astmën, si dhe të tjera çrregullime të cikleve të gjumit.
Jennifer Mundt, profesoreshë në Academy of Sleep Medicine, ka thënë se ndonjë zhurmues që lëshon “zhurmë të bardhë” (termi që i referohet zhurmës që femja dëgjon në barkun e nënës, e cila i përngjan zhurmës që bën thithësja elektrike apo respiratori i kuzhinës) mund të ndihmojë.
Ajo ka thënë se personat që flasin në gjumë duhet t’u kushtojnë vëmendje edhe partnerëve të tyre, sepse do të mund të ua prishin gjumin.
“Nëse fjetja në shpinë, e përkeqëson gjendjen, atëherë ata persona që flasin gjatë gjumit duhet të ndërrojnë pozitën e të flenë në krah. Për ta arritur këtë, duhet ta mbështjellin me bluzë një top tenisi e ta vendosin prapa shpinës, në mënyrë që të pengohet kthimi në shpinë gjatë gjumit”, ka thënë Jennifer.
Gjumi i rregullt, zgjimi në të njëjtën kohë, anashkalimi i konsumimit të kofeinës, ndalja e dritave në dhomën e gjumit, përfshirë telefonat e mençur, laptopet dhe televizorin, gjithashtu do të mund të ndihmonin.
Mjekët e The Academy Of Sleep Medicine kanë deklaruar se të folurit gjatë gjumit nuk është diçka që shkakton dëm, por mund të jetë simptomë e ndonjë çrregullimi të gjumit.
Sipas mjekëve nëse të folur gjatë gjumit apo parasomnia, me kalimin e kohës, shkon duke e shpeshtuar, apo nëse shoqërohet më simptome si lëvizja e gjymtyrëve, duhet të bisedohet me mjekun përkatës.
Sipas tyre në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për trajtim. Nëse të folurit gjatë gjumin është simptomë e ndonjë çrregullimi të gjumit, thuhet se mjeku do të iu tregojë si të trajtohet ai çrregullim.
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…