<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Çfarë është hipokondria, çrregullimi që prek 16 për qind të njerëzve

Rreth 16 për qind e njerëzve preken nga ajo që quhet hipokondria, që evidentohet nga mjekët si një shqetësim që disa individë kanë për shëndetin e tyre personal. Ata edhe pse nuk kanë ose mund të mos vuajnë nga një sëmundje e caktuar, vuajnë dhe stërmundojnë veten me idenë se janë sëmurë.

Për më tepër, disa simptoma që u shfaqen, u krijojnë shqetësim duke i ngatërruar me diçka të keqe apo serioze.

Kështu, disa sinjale që vijnë nga trupi, ata i ngatërrojnë me simptoma të patologjive specifike.

Simptomat janë kryesisht imagjinare (për shembull, të kesh një tumor në tru sepse vuan nga një dhimbje koke) dhe këta persona kanë vëmendje të vazhdueshme ndaj fizikut të tyre.

Për mjekët ky është një çrregullim mjaft i zakonshëm. Mbi 2 për qind e njerëzve që shkojnë te mjekët e përgjithshëm duke shprehur shqetësimet e tyre.

Ndërsa pjesa tjetër prej 14 për qind shpalosin hapur se janë të shqetësuar për shëndetin e tyre, edhe në mungesë të patologjive të dukshme. Ata jo vetëm “hanë veten me dhëmbë”, por edhe e demonstrojnë tek njerëz të afërt për ta.

Edhe pse konsiderohet si një çrregullim i vogël, hipokondria mund të ketë një ndikim negativ në jetën shoqërore dhe në sferën e punës.

Një pjesë e mirë e personave të prekur nga hipokondria bëjnë shpesh e më shpesh analiza dhe teste diagnostikuese edhe pa pasur nevojë për to.

Mjekët thonë se një në tre të prekur, me kalimin e kohës përmirësohet, por për pjesën tjetër kjo kthehet në diçka kronike që shkon deri në gjendje të fortë ankthi dhe më tej në depresion. Kjo çon në përdorimin e medikamenteve të ndryshme.

Për të trajtuar hipokondrinë, këshillohet që të bashkëbisedohet me një psikolog/e. Kurse teologët pohojnë se zgjidhja më e mirë është që këta njerëz të kenë besim të fortë te Zoti. /noa.al

admin admin

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

12 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

13 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

13 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

1 day ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

1 day ago