Nëse shpesh merrni “dhurata” nga macja juaj si p.sh. minj ose zogj të ngordhur, ju sugjerojmë ide që do të ridrejtojnë dëshirën e saj natyrale për të gjuajtur
A ju ka ndodhur ndonjëherë të keni gjetur një kafshë të vogël të kapur si: zog, flutur ose mi përpara hyrjes së shtëpisë ose në mes të dhomës?
Pavarësisht nëse jeni përballur me situata të tilla, ose vini re se macja juaj ka një nevojë të madhe për të gjuajtur, duhet të dini se një sjellje e tillë mund të korrigjohet dhe përshtatet me një mënyrë jetese më “normale”, transmeton Telegrafi.
Përse macja gjuan?
Macet janë mishngrënëse dhe grabitqare dhe është në natyrën e tyre të gjuajnë. Edhe pse macet shtëpiake nuk kanë nevojë, sepse për ushqimet e tyre kujdeset njeriu, ky instinkt u ka mbetur si stimulues dhe diçka që u jep kënaqësi.
Si të parandaloni një mace nga gjuetia?
Macet nuk duhet të pengohen me forcë nga gjuetia, pasi kjo mund t’i nervozojë për shkak të energjisë që grumbullohet në to.
“Gjuetia” duhet të shndërrohet në diçka po aq interesante dhe sfiduese. Po ju japim disa ide:
Fshehja e ushqimit: Ideja është të vendosni ushqime të thata në vende të fshehura në shtëpi ose oborr që macja ta kërkojë dhe përfundimisht ta “gjuajë”.
Loja: Loja e përditshme do të zvogëlojë nevojën e kafshës suaj për të gjuajtur. Mundohuni t’i siguroni asaj sa më shumë lodra të ndryshme që të jetë e mundur që do ta stimulojnë, do ta interesojnë dhe do ta lodhin mjaftueshëm (si laser, fije, pupla…).
Rregullimi në shtëpi: Kjo do të jetë një sfidë për ju, dhe më vonë për macen. Kur bëhet fjalë për vendosjen e gjërave në shtëpi apo oborr, krijoni një rregullim të ri, ose shtoni elementë të rinj. Mund t’i bëni vetë: lërini të jenë të tilla që të sfidojnë dhe të interesojnë macen në mënyrë që ajo të shpenzojë më shumë energji.
Kontrolli i hapësirës ku macja “bredh”: Macja duhet të ketë një hapësirë të sigurt për të eksploruar, por sigurohuni që të mos ketë kafshë të vogla që mund të jenë në shënjestër.
“Ndjekja” e ekranit: Disa mace kënaqen duke ndjekur peshqit, minjtë dhe topat nëpër ekran me putrat e tyre, pavarësisht nëse është lojë apo video e regjistruar. Vetëm kini kujdes që macja të mos luajë përreth dhe të dëmtojë ndonjë pajisje, të cilat edhe mund ta lëndojnë.
Disa metoda për të penguar macen nga gjuetia, si lidhja e saj në zinxhir, parandalimi i kapjes së gjahut që sheh dhe të ngjashme, mund të jenë të dobishme, por edhe shqetësuese për macen dhe për këtë arsye janë një zgjidhje e keqe.
Prandaj, bëni kujdes nëse vendosni të provoni një nga këto metoda dhe shmangni ato nëse vëreni se macja reagon negativisht. /Telegrafi/
Data 26 mars e vitit 1451 kujtohet për aleancën që heroi kombëtar, Gjergj Kastriot…
Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje…
Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…
Arabia Saudite ka nisur një iniciativë inovative për të ndihmuar udhëtarët e humbur të lëvizin…
Teuta SHALA-PELI PRIKA DHE DHURATAT NË FAMILJET ARBËRORE ME RASTIN E MARTESËS (GJYSMA E DYTË…
Fahrush REXHEPI, shkëputur nga revista KOSOVA, No. 20-21 (1999) Botuar: 2024-09-19 Kultura dhe qytetërimi islam është…