<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arsyet shëndetësore që shkaktojnë turbullimin e shikimit

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të kapsisni, picëroni apo të fërkoni sytë nga ndjesia se nuk jeni duke parë mirë?

Nëse jeni prekur nga turbullimi i syve, ndodh që mund t’ia vini fajin moshës ose të pranoni me pahir se keni nevojë për syze.

Megjithatë, turbullimi i syve është tregues i disa problemeve të tjera më të thella se aq.

Shkaqet e turbullimit të syve

Sytë janë të lodhur

Nëse keni kaluar shumë kohë përpara ekranit të kompjuterit ose televizorit, atëherë nuk po i kapsisni sytë aq sa duhet.

Sytë lodhen sepse me çdo kapsitje, syri lëngëzohet, lubrifikohet, pastrohet dhe gjallërohet.

Këshilloheni të kujdeseni që të kapsisni apo pulisni qepallat herë pas here dhe bëni një pushim të shkurtër.

Vuani nga diabeti

Niveli i lartë i sheqerit shkakton ënjtje të syve dhe rrjedhimisht vështirësi në shikim.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë shpesh probleme me sytë.

Inflamacioni i syrit

Turbullimi i syve ndodh edhe si pasojë e një inflamacioni të indeve të syve.

Inflamacioni mund të shfaqet nëse flini pa hequr lentet e syve, pa i pastruar ato, fërkimi i ashpër i syve, sëmundje të ndryshme, psoriaza dhe artriti.

Tensioni i ulët

Nëse turbullimi i shikimit shoqërohet nga një ndjenjë dobësie, atëherë duhet të jeni duke përjetuar rënie të tensionit të gjakut si pasojë e dehidratimit, problemeve të zemrës ose çrregullimeve hormonale.

Migrena

Sipas të dhënave, nisja e migrenës shoqërohet gjithnjë me turbullim të shikimit.

Në fakt, akoma pa nisur migrena mund t’ju duket sikur jeni duke parë nën ujë ose nëpërmjet një xhami të plasaritur.

Nëse kjo ndodh vetëm te njëri sy, atëherë konsultohuni me një mjek.

Perdja e syrit

Perdja e syrit shfaqet dhe zhvillohet ngadalë pas moshës 55 vjeç.

Ngjyrat janë më të zbehura, shikimi në errësirë është më i vështirë dhe sytë janë më të ndjeshëm.

Perdja e syve mund të hiqet nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

Plakja dhe turbullimi i shikimit 

Pas moshës 40 vjeçare, do të vini re se e keni më të vështirë të përqendroheni në gjërat më të thjeshta siç është leximi.

Sytë nuk janë më fleksibël si në rini, ndaj shpesh turbullimi konsiderohet si pjesë e plakjes.

Gërvishtja e korneas së syrit

Ky problem shoqërohet me ndjesinë e të pasurit diçka në sy.

Gërvishtja e pjesës transparente së përparme të syrit mund të ndodhë si pasojë e pluhurit ose rërës.

Pastrojini sytë me ujë të bollshëm ose solucion të veçantë që e blini në farmaci.

Pulitini sytë disa herë që të prodhohen më shumë lot, por mos i fërkoni sytë.

Sklerozë e shumëfishtë

Nëse nervi optik është i dëmtuar, atëherë sinjalet mes syve dhe trurit e kanë të vështirë të transmetohen.

Shumica e njerëzve që preken nga dëmtimi i nervit optik preken nga skleroza e shumëfishtë në harkun kohor të 15 viteve.

Rekomandoheni të konsultoheni me mjekun nëse turbullimi i shikimin zgjat./AgroWeb.org

admin admin

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

15 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

15 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

16 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

16 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

16 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

17 hours ago