<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Të gjithë me origjinë shqiptare

Nga Lutfi Dervishi

Ka kohë që, një pas një, personalitetet historike botërore po dalin me origjinë shqiptare. Nga Napoleon Bonaparti te George Washington, madje edhe papë të shumtë, e kanë një gen shqiptar.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ndryshojmë tekstet e historisë dhe faqet e internetit.
Nxënësit tashmë duhet të mësojn se:

1. Napoleon Bonaparti, shqiptari me ambicie të madhe: në vend që të mbahet mend për aftësitë e tij ushtarake dhe pushtimet, duhet paraqitet si djali plangprishës i Shqipërisë që në një moment shkoi dhe u grind edhe me sivëllaun e tij shqiptar Mehmet Pashën e Egjiptit.

Po ashtu Xhorxh Uashingtonin nuk duhet ta shohim më si Atin themelues të United States of Amerika, (USA), por si atin themelues të United State of Albania. Ndershmëria legjendare e Uashingtonit që këtej e tutje do t’i atribuohet edukimit të tij shqiptar në zonën e Korçës.

2. Papët shqiptarë: Me një mori papësh me prejardhje shqiptare, Vatikani do t’i nënshtrohet një transformimi kulturor. Rrobat papale zëvendësohen me veshjet tradicionale shqiptare me tirqe dhe qeleshe dhe në vend që të mbajë predikime në latinisht, Papa do t’u drejtohet besimtarëve në gjuhën arkaike arbnore.

3. Perandoria Osmane: Një çetë shqiptarësh kokëkrisur: Vezirët dhe sundimtarët osmanë kanë shpallur me krenari rrënjët e tyre shqiptare, duke çuar në një riemërtim të perandorisë si “Republika Osmane-Shqiptare”. Në tekstet e historisë tashmë do të hiqen flamuri me gjysëm hënën dhe do të zëvëndësohet me shqipen dy krenare. Shprehja: “arnaut inat” do të gdhendet në godinen e Parlamentit në Ankara.

Në kushtet kur dinjitarët botërorë një nga një do të shpallin origjinë shqiptare, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të kthehet në një panair të kulturës shqiptare, delegatët do të kënë veshjet tradicionale nga zonat shqiptare të origjinës dhe do të debatojnë për çështje globale duke ngrënë tavë elbasani dhe imam bajalldi. Samitet ndërkombëtare do të hapen me valle popullore shqiptare dhe negociatat do të zhvilllohen mbi filxhanët e kafesë së fortë turke.

Pas sqarimit me fakte që shqiptarët kanë bërë Italinë, Greqinë, Serbinë, etj mbetet mister pse shqiptarët lanë pa bërë Shqipërinë. Tamam si zanatçiu që rregullon punët e botës dhe lë pa bërë të vetat./syri.net

admin admin

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

9 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

11 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

12 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

13 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

13 hours ago