Marinsat e SHBA-së po testojnë një qen robot, që mund të përdoret në “luftën e gjeneratës së ardhshme” në vitet 2030.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, makina luftarake me katër këmbë është zhvilluar nga Ghost Robots, me sistemin e armëve të gjeneratës së ardhshme të instaluar nga firma mbrojtëse Onyx Industries, raportoi fillimisht The War Zone.
Katërkëmbëshi i stilit Terminator, i njohur si Q-UGV, ka një sistem imazhi të mundësuar nga inteligjenca artificiale (AI) që mund të zbulojë dhe gjurmojë automatikisht objektivat e mundshëm.
Një operator njerëzor duhet të jetë në kontroll të robotit që merr vendime për zjarrin, pasi nuk mund të qëllojë në mënyrë autonome.
Roboti i pajisur me armë ka qenë në zhvillim që nga viti 2021 dhe vjen me një pushkë.
Tani ai ka aftësi të reja të AI dhe thuhet se është duke u testuar nga Komanda e Operacioneve Speciale të Forcave Detare të SHBA (MARSOC). /Telegrafi/
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…