<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Farat e susamit, përplot dobi shëndetësore

Përveç se në kuzhinë, qysh nga lashtësia përdoren edhe për mjekësinë tradicionale si preventivë dhe për shërim të sëmundjeve.

Farat e susamit janë përplot me fitonutrientë si acidet yndyrore omega-6, flavonoid fenolet, d.m.th. antioksidante, vitamina dhe fibra ushqyese me veçorie potencialisht antikancerogjene.

Dobitë shëndetësore të farave të susamit:

1. Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

2. Farat janë veçanërisht të pasura me acidet yndyrore mono-të-pangopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe rritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak. Hulumtimet shkencore tregojnë që ushqimi mesdhetar i cili është i pasur me acidet mono-të-pangopura ndihmon që të parandalohet sëmundja e artereve koronare dhe sulmi në zemër.

3. Farat e susamit po ashtu janë burim shumë i vlefshëm i proteinave ushqyese, d.m.th. i aminoacideve kualitative që janë të domosdoshme për rritjen, veçanërisht te fëmijët. Vetëm 100 g fara sigurojnë rreth 18 g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore).

4. Përveç kësaj, farat e susamit përmbajnë kompozime siç janë sesamoli (3, 4-metilen-dioxyphenol), sesaminol, furil-methanthiol, guajacol (2-methoxyphenol), phenylethanthiol, furaneol, vinylguacol dhe decadienal. Sesamoli dhe sesaminoli janë antioksidanë fenole. Së bashku këto kompozime përbëjnë frontin e fuqishëm kundër radikaleve të lira të dëmshme brenda trupit njerëzor.

5. Susami është i pasur me vitamina dhe minerale kualitative. Para së gjithash është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.

6. Vetëm 100 g susam përmban 97pr qind të acidi folik, rreth 25 për qind të konsumit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçanti e rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjet.

7. Niacina është edhe një vitaminë nga grupi i kompleksit B, e cila gjendet me shumicë në susam. Rreth 4,5 mg ose 28 për qind të nevojës ditore të nivelit të niacinës do t’i gjeni në vetëm 100 g fara. Niacina ndihmon në reduktimin e kolesterolit LDL në gjak. Përveç kësaj, rrit aktivitetin e neurotransmetuesit kryesor (GABA) në tru, çka mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe neurozave.

8. Farat e susamit janë burim jashtëzakonisht i pasur i shumë mineraleve esenciale. Kalciumi, hekuri, mangan, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit.

9. Një grusht me susam ofron nivelet e rekomanduara të antikoksidantëve fenolike, mineraleve, vitaminave dhe proteinave. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

2 days ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

2 days ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

2 days ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

2 days ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

2 days ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

2 days ago