Bornean Orangutan (Pongo pygmaeus wurmbii) female 'Tata' and her unnamed baby aged 2-3 months portrait. Camp Leakey, Tanjung Puting National Park, Central Kalimantan, Borneo, Indonesia. Rehabilitated and released (or descended from) between 1971 and 1995.
Shkencëtarët në Indonezi kanë vëzhguar një orangutang duke mjekuar një plagë me një bimë mjekësore duke shënuar rastin e parë të dokumentuar të kësaj sjelljeje.
Rakus, një orangutang mashkull, mjekoi plagën duke përtypur gjethet e një bime kacavjerrëse, Akar Kuning dhe duke aplikuar vazhdimisht lëngun e saj sipas një artikulli të publikuar në Scientific Reports.
Më pas ai e mbuloi plagën me gjethet e përtypura që në mjekësinë popullore përdoren për të trajtuar sëmundje si dizenteria, diabeti dhe malaria.
Isabelle Laumer, udhëheqësja e studimit tha për CNN se ekipi ishte “shumë entuziast” për vëzhgimet që nisën në qershor 2022 në zonën kërkimore Suaq Balimbing në Parkun Kombëtar Gunung Leuser.
Dihet që lloje të tjera primatësh gëlltitin, përtypin apo fërkojnë veten me bimë me veti mjekësore, por shkencëtarët nuk i kishin parë që t’i përdornin për të trajtuar plagë të reja.
Ekipi mendon se Rakus e ka bërë qëllimisht pasi e përsëriti veprimin disa herë për disa minuta. “Kjo sjellje përfaqëson rastin e parë të trajtimit të një plage të re me një bimë mjekësore në një specie majmuni me përmasa të mëdha”.
Shkaku i plagës mund të ketë qenë nga dyluftimi me një tjetër orangutang që ndodhin rrallë pasi ka mjaftueshëm ushqim, orangutangët kanë tolerancë të lartë sociale dhe hierarki të qëndrueshme. Kjo do të thotë se rrallë lëndohen dhe kërkuesit kanë pak gjasa që ta vëzhgojnë këtë sjellje.
Për trajtimin e plagës ai mund të ketë mësuar krejt rastësisht teksa ka qenë duke e ngrënë dhe më pas ka ndier efektin e saj analgjezik duke e bërë që ta përsërisë veprimin. Një tjetër hipotezë është që mund ta ketë mësuar nga orangutangët e tjerë të zonës ku ka lindur./tvklan.al
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…