Dolce Hanoi Golden Lake është hoteli i parë në botë i veshur me ar dhe ndodhet në Vietnam me pamje nga liqeni piktoresk Giang Vo.
Kompleksi i veçantë vjen me një seri objektesh ari 24 karatësh duke përfshirë vaska, tualete, mure dhe madje edhe ushqim prej ari.
Me 25 kate të arta, hoteli ka 400 dhoma të gjitha me një temë mjaft të qëndrueshme që tashmë mund të merret me mend: ar kudo që hedh sytë.
Hotelit iu deshën 11 vite për t’u ndërtuar ku nga pikat më të mahnitshme në të gjithë kompleksin është pishina. Pishina prej 18 metrash katrorë është me pamje nga qyteti me pllaka prej ari 24 karatësh.
Çmimet fillojnë nga 250 paund në natë për dhomat më elementare deri te suitat ekzekutive ekstravagante prej 800 paund nata.
Shihni më poshtë për më shumë fotografi.
j.l./ dita
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…