<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historia e rrallë: “U nis të pajtonte Skënderbeun dhe Lekën, Papa që vdiq në Ankonë pa ardhur në Durrës…”

Ky Papë quhej Enea Silvio Piccolomini. Qysh para se të ngjitej në Katedralen e Shën Pjetrit si Papa Piu II përbën një histori kërshërore tipike për figurat e spikatura të humanizmit europian.

Enea Silvio lindi më 19 tetor 1405. Ndonëse është fjala për një rastësi, nuk mund të mos vihet re që rezulton pikërisht bashkëmoshatar me Gjergj Kastriotin.

I përkiste një dere të madhe nga qyteti i Sienës: Piccolomini.

Të dhënat gjenden në librin “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, me autor Aurel Plasari.

Ai na jep një vepër të plotë prej 200 faqesh që është i rrallë në gjininë e vet, për të kuptuar më mirë pozicionin që zë Arbëria në gadishullin juglindor e më gjerë. Ka shkrime për këtë temë, por janë të cunguara dhe të pa dokumentuara.

Në materialet latinisht e shqip të Plasarit, botuar në gazetën DITA, jepen detaje të jetës italiane ku kalonte Enea Silvio me intimitet e vërtetësi sikur t’i kesh para duarsh.

Në libër tregohet se depërtimi turko-osman në rajonin juglindor të Europës sot të njohur si Ballkan ishte bërë për Europën e krishtere shqetësimi i madh, dhe ç’është e vërteta, funksionoi edhe si detyrim për ndërhyrje në rajon.

Papa Piu II kujdesej personalisht për frontin e luftës antiturke. Ishte një front prej 500 miljesh, Hungari, Bosnjë, Serbi, Arbëri.

Në Romë u hap tmerri se turqit ishin gati të sulmonin Italinë. Kostandinopoja kishte rënë. Askush nuk i njihte aq mirë sa Enea Silvio vendet dhe njerëzit e Europës. Ai ishte dhe Papë, dhe poet, dhe historian, shkrimet e tij i shërbyen si burime me vlerë Barletit e Nolit.

Njësoj si sot, shqiptarët haheshin mes njëri tjetrit. Ky papë donte të shuante sherret në Arbëri, mes Lek Dukagjinit dhe Skënderbeut, pasi pengonin unifikimin kundër turqve.

Ekspedita do të realizohej duke ardhur në Durrës. U përfol se papa do do shpallte Pal Ëngjëllin, “kardinal” dhe Skënderbeun, mbret.

Por ekspedita dështoi. Papa vdiq rrugës nga ethet dhe nuk mbërriti kurrë në Arbëri.

 

n.s. / dita

admin admin

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

17 hours ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

17 hours ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

17 hours ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

18 hours ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

19 hours ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago