<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Sa kohë iu desh Titanikut të fundosej?

 

 

Henrietta Mann, një profesoreshë e inxhinierisë civile në pension, ka parashikuar se rrënoja e Titanikut do të shpërbëhet në fundin e oqeanit në vetëm 20 vjet. Mann arriti në këtë përfundim pasi pa imazhet e para 4K të anijes, nga të cilat është e qartë se si rrënojat është përkeqësuar në mënyrë të pashmangshme gjatë 14 viteve. Titaniku u përplas në një ajsberg më 14 prill 1912. Përplasja rezultoi në fundosjen e anijes dhe me të vdekjen e më shumë se 1500 njerëzve. Ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha detare në histori. Sipas të dhënave historike Titanikut iu deshën 2 orë e 40 minuta për t’u fundosur plotësisht pas përplasjes.

 

Vonesa

Titaniku mund të ishte shpëtuar. Një vonesë prej 30 sekondash në linjat e komunikimit nuk e lejoi kapitenin të ndryshonte kursin në kohë.

Varkat e shpëtimit

Të dhënat historike tregojnë se varkat e shpëtimit që lundruan larg Titanikut nuk mbanin aq pasagjerë sa mund të kishin.

Shpëtuar nga alkooli

Kuzhinieri i parë i ëmbëlsirave të Titanikut, Charles Joughin, piu aq shumë para se anija të mbytej, sa arriti t’i mbijetonte temperaturave të ngrira të oqeanit. Ai kaloi dy orë në ujë para se të shpëtohej.

 

 

Nuk u ndalën kurrë

Siç tregon edhe filmi, është një fakt historik i vërtetuar që muzikantët në bord vazhduan të luanin deri në fund.

Ndarjet

Anija do të kishte arritur të mos fundosej nëse vetëm katër nga ndarjet e papërshkueshme nga uji do të ishin përmbytur. Por, ditën e tragjedisë, 6 ndarje u mbushën me ujë.

Heronjtë

Asnjë nga 30 inxhinierët e ngarkuar me operimin e anijes nuk mbijetoi. Ata qëndruan duke punuar deri në fund për të lejuar pjesën tjetër të pasagjerëve të hipnin sa më gjatë në varkat e shpëtimit.

Gjetja e Titanikut

U deshën 73 vjet për të gjetur mbetjet e Titanikut në fund të oqeanit.

Parashikimi

Në vitin 1898, 14 vjet para fundosjes së Titanikut, një shkrimtar i quajtur Morgan Robertson shkroi një libër të titulluar “I pathyeshëm” i cili tregonte historinë e një anijeje që nuk mundi të mbytet, por në vend të kësaj u fundos pasi u përplas me një ajsberg. Anija quhej ‘Titan’.

Bakteret

Mbetjet e Titanikut janë të mbuluara me baktere që po konsumojnë të gjitha mbetjet e tij. Nëse nuk bëhet asgjë, rrënojat do të zhduken brenda 20 viteve.

Shkaqet e vdekjes

Pothuajse të gjithë pasagjerët që ranë në ujë gjatë fatkeqësisë vdiqën nga arresti kardiak i shkaktuar nga temperaturat e ngrira, brenda 15 deri në 30 minuta.

admin admin

Recent Posts

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

7 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago