<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Dinastia gja’ka’tare që ndërtoi shtetin anglez

Nga: Daniel Brooks / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Nëse ti e pyet dikë për datat e Luftës Civile Angleze, ai ka të ngjarë të gabojë, duke mos kuptuar se është pyetje mashtruese. E vërtetë, përgjigja ka të bëjë me tri luftërat (të cilat përfshinin Skocinë padyshim joangleze), por anglezët ishin kolektivisht të acaruar para se të vinte radha e Cromwellit për të vendosur se lufta e tij ishte kryesorja.

Duke u kthyer mbrapa për 500 vjet, zbarkojmë në Anarki, në një periudhë të paligjshme që nga vitet 1135-1154, gjatë së cilës, siç shkruhet në Kronikën e Piterborout [Peterborough Chronicle] në shekullin XII, dukej sikur “po flinin Krishti dhe shenjtorët e tij”. Kjo përfundoi me ngritjen e mbretit Henry II dhe të Plantagjenetëve [House of Plantagenet], dinastisë më jetëgjatë të Anglisë që sundoi për 331 vjet. Por, nëse skribët e Piterborout paramendonin se kjo do të sillte epokë të artë të paqes në Angli, ata gabuan. Gjatë dy shekujve të ardhshëm, do të shohin dhjetëra mijëra të vdekur në një seri të konflikteve të njohura si Luftërat e Baronëve – së bashku me përmbysjen e dy mbretërve (Edward II dhe Richard II). Anglia mbeti, siç e karakterizojnë Caroline Burt dhe Richard Partington, një politikë thellësisht e përgjakshme dhe e hidhur – me kufij “të lyer nga armiqësitë dhe rivalitetet personale”.

Në librin Çohu Angli [Arise, England], Burt dhe Partington, dy historianët kryesorë në Universitetin e Kembrixhit, na ofrojnë biografitë e gjashtë mbretërve të Plantagjenetëve, që nga mbreti John e deri te mbreti Richard II, duke përshkruar “shfaqjen e shtetit anglez” midis viteve 1199 dhe 1399. Është studim i thellë, duke ofruar idenë se historia e Anglisë është më shumë sesa tregimet për mashtrimet dhe gjakderdhjet (edhe pse ka shumë të tilla), dhe se ajo duhet të përfshijë origjinën e institucioneve ligjore, ushtarake, parlamentare dhe burokratike.

Megjithatë, ekziston gjithashtu bindja se shpjegimi i administratën shtetërore, ndonëse interesant, është disi i çuditshëm, i thatë si rëra e shkretëtirës. Falë Zotit, pra, që mbretërit mbeten në qendër të skenës. Është mbreti i famshëm i keq John, një burrë paranojak, zotësia e mirë e të cilit për shtet u la në hije kur “gjithçka vuri në bixhoz” në përpjekjen e dështuar për të rifituar Normandinë, duke ia lënë djalit të vet një mbretëri ende të përfshirë nga lufta civile. Djali i tij, Henry III, të paktën ishte i sjellshëm, por duhej të luftonte me rebelët e udhëhequr nga Simon de Montfort – i cili mundet nga djali i mbretit Henry III, Edward I, në Betejën e Ivshemit. Derisa Edwardi cilësohet përçarës, në aspektin e Burtit dhe Partingtonit shfaqet si “njeri me parime dhe ide të forta”, dështimet e fundit të karrierës së të cilit i atribuohen “lodhjes së liderit”.

Një portret më pak i favorshëm i përshkruhet “të papërgjegjshmit, dembelit, atij që shpërqendrohet lehtësisht dhe që është keqbërës”, Edwardit II, diletantit i cili e kaloi pjesën më të madhe të rinisë duke punuar gardhe, duke hapur hendekë dhe duke pasur marrëdhënie seksuale me të preferuarin e tij, Piers Gaveston. Me kalimin e kohës, ai do të përmbyset nga gruaja dhe i dashuri i saj Roger Mortimer, i cili tiranizoi për tre vjet përpara se të përmbyset nga një mbret shumë më kompetent nga dinastia e Plantagjenetëve.

Ky ishte Eduardi III, një figurë përgjithësisht e suksesshme, i cili pati fatin keq të jetonte përmes Vdekjes së Zezë që vrau vajzën e tij adoleshente Joan, së bashku me gjysmën e popullsisë së Evropës. E mbyllim me mbretin Richard II: nuk portretizohet si zakonisht si zhgënjim dhe i plogësht, por ndërmarrës i fortë që shtypi revoltën e fshatarëve kur ishte 14 vjeç, por që mbolli përçarjet midis dhomave parlamentare. Problemet u shfaqën kur Richardi dukej se po përpiqej të rivendoste fuqinë mbretërore të epokës para Magna Carta-s, duke shkatërruar vasalët derisa përfundimisht u rrëzua nga Henry Bolingbroke.

Çohu, Angli balancon mirë dramën e jetës mbretërore, përmes pasqyrimit të evolucionit të shtetit. Është vepër me shtrirje vërtet mbresëlënëse, me ndjeshmëri të thellë ndaj ndryshimeve dramatike mbi të cilat kryesuan Plantagjenetët. Në veprën e Shekspirit, Rikardi II, mbreti i sulmuar ulet në tokë për të treguar “historitë e trishta të vdekjes së mbretërve”. Siç tregon ky libër, monarkia ka shumë më shumë gjëra se kaq. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 hour ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

2 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

3 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

3 hours ago

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë

    Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…

4 hours ago

Mos harxhoni më para për ila’çe, përdorni këtë recetë çudibërëse dhe do shëroheni nga këto sëmundje

  Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…

4 hours ago