<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Roli i vitaminës D për rënien në peshë

Njerëzit mbipeshë që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D.

Gjetjet e një studimi nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut.

Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore, por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës.

Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D.

Sipas të dhënave, meshkujt obezë kanë më pak vitaminë D në organizëm.

Te femrat, dhjamosja e mëlçisë është ajo që luan rol të fortë në uljen e nivelit të vitaminës D në organizëm.

Burimet e vitaminës D

Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit.

Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D.

Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë, përfitojnë më shumë vitaminë D.

Vitamina D mund të gjendet në këto ushqime:

Qumësht

Drithëra

Salmon

Peshku ton

Skumbria

Vaj i papërpunuar i peshkut

Ngrënia e këtyre ushqimeve, shkakton një sërë reagimesh pozitive në mëlçi dhe veshka.

Këto organe e transformojnë vitaminën D në formën e përshtatshme për organizmin.

Sa vitaminë D duhet të marrë një i rritur?

Në përgjithësi, të rriturit duhet të konsumojnë 600 njësi të vitaminës D në ditë, pra rreth 15 mikrogramë.

Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojnë 800 njësi të kësaj vitamine në ditë, rreth 20 mikrogramë.

Pasojat e tjera të mungesës së vitaminës D

Mungesa e zgjatur e vitaminës D shkakton çrregullime të masës minerale të kockave dhe fraktura te fëmijët dhe të rriturit.

Mungesa e kësaj vitamine, nxit problemet me kockat, muskujt dhe shkakton dhimbje të gjymtyrëve.

Pamjaftueshmëria e vitaminës D mund të kontribuojë edhe në shfaqjen e osteoporozës.

Studime të shumta e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me depresionin, sëmundjet e zemrës, çrregullimet imunitare, infeksionet dhe shtimin e qelizave të dëmshme.

Shkencëtarët thonë se mungesa e kësaj vitamine nuk i shkakton këto sëmundje por është një nxitës biologjik për disa procese inflamatore të lidhura me sëmundjet. /Agroweb

admin admin

Recent Posts

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

2 minutes ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

6 hours ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

6 hours ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

12 hours ago

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

1 day ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

1 day ago