<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Daut Dauti

Me ardhjen e natës së parë të Ramazanit, njerëzit i hapnin dyert e oborreve. Dyert rrinin hapur ditë e natë dhe mbylleshin vetëm pas përfundimit të Bajramit. Kapixhikët që lidhinin oborret e fqinjëve, majtas – djathtas, gjithmonë mbaheshin hapur për shkak se qarkullimi me fqinjtë ka qenë i madh dhe i pa paralajmëruar. Kështu ka qenë në shumicën e lagjeve të vjetra të qytetit. Me zgjerimin e qytetit, kjo gjë u harrua.
Netët e Ramazanit sillnin një gjallëri të pazakonshme. Shtoheshin lëvizjet e njërëzve që vizitonin njëri tjetrin, ata që shkonin në xhami për teravi, por më e rëndësishmja ka qenë lëvizja e fëmijëve. Edhe neve fëmijëve na shtohej liria e qarkullimit dhe kohëzgjatja e qëndrimit jashtë shtëpisë. Gjatë këtyre netëve tuboheshim nën dritën e ndonjë shtylle elektrike dhe vazhdonim me lojërat tona.
Gjallëria pushonte para mesnatës kur fillonte koha e gjumit. Mbretëronte një qetësi përrallore sa që mund të dëgjohej lehja e qenëve nga lagjja tjetër ose edhe ndonjë krismë e enëve të fqinjëve që ishin vonuar me larjen ose radhitjen e tyre nëpër kredenaca.
Befas dhe në mënyrë agresive qetësinë e prishte tupanxhiu kur e lajmëronte zgjuarjen për syfyr. Krisma e tupanit vinte nga larg. Tupanxhiu, së pari fillonte ta rrihte tupanin me atë thuprrën e hollë. Herë pas here, për t’ia shtuar dramaticitetin punës së tij, e përdorte atë thuprrën e trashë që njerëzit e quanin guxha e tupanit. Sa më shumë që afrohej tupanxhiu, krisma e tupanit bëhej më e madhe.
Kisha dëshirë ta shihja tupanxhiun, por asnjë herë nuk e kam parë gjatë punës së tij për syfyr. Por, unë e dija kush ishte tupanxhiu. Ai ka qenë Demiri, një jevg që fliste bukur shqip dhe që në kokë kishte plis. Demirin e njihnim nga dasmat. Madje, ai ishte edhe kryesori në shoqërinë kulturo-artistike (folklorike) të qytetit. Pa Demirin dasma, koncerti dhe Ramazani nuk mund të mendoheshin.
Pastaj, tupanxhiu vinte edhe një herë gjatë asaj nate. Kësaj radhe për të lajmëruar se njerëzit duhej ta lenin bukën dhe të përgatiteshin për agjërim dhe kthim të sërishëm në gjumë. Për ne fëmijët, syfyri e kishte një aspekt problematik. Kishim dëshirë të madhe të zgjoheshim dhe të hanim me të mëdhenjtë. Aroma e ushqimit të syfyrit ka qenë e veçant. Njerëzit hanin në heshtje dhe nxitonin më shumë se vakteve tjera. Kur dikush ngrihej i pari nga tërvesa, dëgjohej një zë:’ha edhe pak se dita osht e gatë’ ose ‘pije edhe ni tas ujë se iftari osht larg’.
Kur ne nuk zgjoheshim për syfyr, me apo pa fajin tonë, të nesërmen na ngushëllonin me shprehjen irrituese:’T’kemi thirrë, po nuk je çu’. Pesha e ironisë së kësaj thënie ka qenë e rëndë nëse nuk shndërrohej në humor.
admin admin

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

7 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

7 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

8 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

14 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

14 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

15 hours ago