<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Historia e nënës çame që ruajti në gji skalpin e kokës së të birit

 

 

Mes kronikave televizive të trashëguara nga koha e komunizmit, ka mbijetuar njëra që mbart mbase provën më të tmerrshme të masakrës greke në Çamëri.

Në vitin 1945, në Konispol të Sarandës, mbërrin një komision ndërkombëtar hetimor, me detyrë për të prekur nga afër provat e masakrës dhe shpërnguljes së popullsisë së Çamërisë.

Mes dëshmitarëve, një pjesë ende me plagët e dhunës në trup, përpara tyre shfaqet një grua plakë që nxjerr nga gjiri skalpin e kokës së të birit të vrarë nga grekët.

Duke mbajtur në duar provën e masakrimit të familjarëve, ajo u rrëfen anëtarëve të komisionit ngjarjen.

Por kush ishte kjo grua dhe cila ishte historia e saj?

Plaka quhej Fatime Pronjo, ishte 75 vjeçare, ndërsa pjesa e lëkurës së kokës me flokë të zinj i përkiste të birit, Abedin Pronjo, të masakruar nga trupat greke të kasapit Napoleon Zerva.

E mbijetuar e masakrës greke në Paramithi, Fatime Pronjo e ka dokumentuar dëshminë e saj për ngjarjen edhe për autoritetet shqiptare të kohës.

Sipas rrëfimit, fillimisht trupat e rregullta të Napoleon Zervës ishin kujdesuar, përmes mashtrimit, të çarmatosnin popullsinë e zonës.

Menjëherë më pas kishte pasuar masakra. Synimi kryesor i trupave të Zervës ishte eleminimi i meshkujve shqiptarë që mund të mbanin armë, ndërkohë që, në qindra raste, nuk janë  kursyer as fëmijët dhe gratë.

Pas eleminimit të meshkujve, trupat zerviste greke kanë nisur bastisjen e shtëpive të shqiptarëve të zonës së Çamërisë, me qëllim kryesor zhvatjen, përmes kërcënimeve për jetën, të kursimeve të banorëve, të cilët në këtë periudhë, si mjet këmbimi, përdornin edhe floririn.

Nënë Fatimja i kishte këshilluar dy djemtë të fshiheshin, por më vonë forcat greke i kishin zbuluar dhe vrarë.

E mbajtur në izolim, për disa ditë, në një ambient tjetër, nënë Fatimja nuk kishtë dijeni për vrasjen e djalit të madh. Ajo u lirua përkohësisht nga grekët me qëllim që të nxirrte nga vendi, ku i kishte fshehur, florinjtë për pagesën e jetës së nuses së shtëpisë.

Kur mbërrin në shtëpinë e saj, nënë Fatimja njeh kufomën e të birit, të shqyer nga qentë. Edhe pse e shokuar, edhe pse grekët e çponin me tytat e armëve duke i kujtuar se do i vrisnin nusen e djalit nëse nuk u jepte florinjtë, nënë Fatimeja i merr në gji mbetjet e të birit dhe nis kujën. Dikur shkul nga kafka të vetmen pjesë të lëkurës që kishte mbetur, dhe e fut në gji.

Fati e solli që nënë Fatimeja të mbijetonte, të bashkonte pjesën e mbetur të familjes në Shqipëri, duke u bërë dëshmitare e gjallë e një prej masakrave më të egra ndaj popullit shqiptar./Pamfleti

admin admin

Recent Posts

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

12 minutes ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

3 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

4 days ago