Çipi në trurin e njeriut mund të komandojë një mouse pa prekur, vetëm duke menduar.
Kështu deklaron Elon Musk pas provave që janë bërë me pacientin e parë ku është vendosur çipi i neutralink.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru, për të vendosur çipin, pacienti e ka marrë veten dhe po shërohet.
“Përparimi është i mirë. Pacienti duket se është shëruar plotësisht, pa asnjë efekt negativ,” tha Musk.
“Pacienti është në gjendje të lëvizë mausin rreth ekranit vetëm duke menduar.”
Çipi i trurit u implantua me sukses muajin e kaluar pasi kompania mori miratimin nga FDA.
Qëllimi i çipit të trurit është që të lejojë përdoruesit me aftësi të kufizuara si Stephen Hawking të komunikojnë më shpejt. Ai gjithashtu tha se do të jetë në gjendje të trajtojë obezitetin, autizmin, depresionin dhe skizofreninë.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…