Sipas një studimi që është bërë në Kinë, kombinim i fasuleve me bukë të thekur (diçka që njihet si mëngjes i stilit britanik) mund të ndihmojë në humbje peshe, kjo sepse këto dy produkte përmbajnë niseshte rezistente, raporton Daily Mail.
Niseshteja rezistente është fibër probiotik që fermentohet nga bakteret e mira që gjenden në zorrë.
Personat që konsumuan 40 gramë suplement me niseshte rezistente në ditë, kanë humbur afërsisht 2.8 kilogramë brenda 8 javëve, disa persona kanë humbur edhe më shumë.
Ata konsumuan për 16 javë me radhë ushqim të përgatitur, ndërkohë që para pinin 300 ml ujë të përzier me niseshte rezistente.
Rezultatet e studimit që u publikua në “Natyre Metabolism”, treguan se ata që konsumuan më shumë niseshten rezistente, humbën me shumë peshë, krahasuar me ata që konsumuan ushqim me niseshte të thjeshtë.
Në raport autorja e studimit Huating Le ka thënë se ajo me kolegët arritën të demonstrojnë që konsumimi i niseshtes rezistente mund të ndikojë në humbje peshe.
Nutricisti Rob Hobson ka thënë se në mënyrë që kjo të funksionojë, këto ushqime duhet të hahen çdo ditë, sepse nuk do të ndodhë asgjë nëse dikush e konsumon vetëm një herë. Gjithashtu thuhet se duhet kontrolluar edhe pjesën tjetër të të ushqyerit deh që ajo duhet të jetë e mbushur me pemë e perime.
Bimët që përmbajnë niseshte rezistente janë fasulet, bizelet, drithërat e plota e bananet e gjelbra.
Kjo niseshte gjithashtu gjendet në drithërat që përdoren për prodhimin e miellit. Pra kur buka e thekur kombinohet me fasule apo bizele, do të ndihmojë në humbje peshe.
Ushqimet e përgatitua, si pastat, patatet e orizi, gjithashtu përmbajnë niseshte rezistente dhe kur këto ushqime lihen të ftohen pak, përmbajtja e kësaj niseshteje rritet.
Mendoni se yndyrnat janë armiq të shëndetit? Truri juaj nuk do të ishte…
Koncepti ynë për politikën si një ndarje mes së majtës e së djathtës lindi në…
Nga Dashnor Kaloçi/ Afro 20 e sa vite të shkuara, në një nga bisedat…
Ndërsa përhapja e Islamit dhe lulëzimi që njohu bota islamike përfshiu qendrat e…
Miliona njerëz kanë humbur jetën nga përmbytje, tërmete, shpërthime vullkanike dhe stuhi shkatërruese.…
Fëmijët që rriten në fshat preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti…