<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Rreziku nga ëmbëlsuesit artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë përdoren nga industritë ushqimore për t’i bërë të ëmbla produktet të ndryshme.

Por, mjekët këshillojnë njerëzit se duhet ta dinë se sa të rrezikshme janë këto shtesa dhe se ato janë më të rrezikshme se sa sheqeri.

Sipas një raporti të “Cleveland Clinic”, aspartame është një nga ëmbëlsuesit që konsiderohet mjaft i rrezikshëm e që gjendet në shumë produkte si lëngjet e frutave, pije të gazuara, jogurt pa yndyrë e në shumë desertë të paketuar.

Ky përbërës sipas tyre është i rrezikshëm dhe përveç që mund të shkaktojë mbipeshë e diabet, mund të shkaktojë edhe ciklin e parakohshëm menstrual te vajzat, stres mental, depresion, si dhe autizëm tek bebet që ndodhen në bark të nënës që konsumon produkte me aspartame.

Ëmbëlsuesit artificialë mund të kenë më pak kalori, por sjellin shumë shqetësime rreth çështjeve të ndryshme shëndetësore.

Kur këta ëmbëlsues krahasohen me sheqerin, del se sheqeri është më i mirë se ata. Por, ekspertët tregojnë se vet sheqeri është mjaft i dëmshëm për shëndetin.

“Me të vërtetë në përgjithësi gjërat e ëmbla janë të rrezikshme. Por kur bëjmë krahasimin në mes tyre, ëmbëltuesit artificialë janë shumë më të rrezikshëm se sa sheqeri”, ka thënë doktoresha Melissa Young.

Ëmbëlsuesit artificialë janë komponime të dizajnuara të shijojnë sikur sheqeri por kanë më pak kalori.

Një lugë e mesme sheqet ka 16 kalori, ndërkohë që sasia e njëjtë e shumë prej këtyre ëmbëlsuesve ka vetëm 3 kalori.

Gjithashtu Young ka treguar se ka shumë lloje të alkooleve të ëmbla që përdoren nga industria për të ëmbëlsuar ushqimin. Pjesë e tyre janë xylitoli, erythritoli, sorbitoli dhe malitoli, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Kur këto alkoole të ëmbla shkojnë në organizëm, fermentohen nga bakteret që ndodhen në zorrë të trashë. Kjo gjë pastaj shkakton gazra, të cilat shkaktojnë fryrje të stomakut, dhimbje dhe diarre. Në këtë rast erythritoli mund të rritë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Ëmbëlsuesit artificialë përveç që krijojnë varësi, shkaktojnë edhe probleme të tjera në organizëm si mbipesha, tensioni i lartë e diabeti i tipit 2.

admin admin

Recent Posts

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

19 hours ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

19 hours ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

2 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

2 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

3 days ago