<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Në këtë qytet të gjithë banorët jetojnë në vetëm një pallat me 196 banesa

Njëherë e një kohë, e vetmja mënyrë për të shkuar në qytetin e Whittier në jugperëndim të Alaskës ishte me varkë ose tren kur kushtet e motit e lejonin.

Megjithatë, kur tuneli hekurudhor nga Lufta e Dytë Botërore u rindërtua, banorët dhe vizitorët e këtij vendi të pazakontë në veriun e largët të SHBA-së mund të arrinin në të edhe me veturë.

Vizitorëve klaustrofobikë , por edhe banorëve udhëtimi me veturë në tunel ua bëri jetën në Whittier shumë më të lehtë. Ata që duan të kalojnë nëpër këtë tunel duhet të planifikojnë mirë itinerarin e tyre, sepse drejtimi i kalimit alternohet çdo orë dhe ata që duan të kthehen në qytet pas orës 22:30 nuk do të kenë fat.

Njerëz që flenë në makina jo shumë larg tunelit sepse humbën kalimin e fundit është një pamje e zakonshme në këtë zone.

Kur shpërtheu pandemia, banorët u gjendën në izolim edhe më të madh, sepse vetëm ata, anëtarët e familjes së tyre dhe punonjësit e kompanive që operonin në Whittier u lejuan të hynin në qytet.

Ky qytet i pazakontë është i ndarë nga pjesa tjetër e botës nga reshjet e pamëshirshme. Mesatarisht bie 6.7 metra borë në vit. Por kur bie borë, qiramarrësit nuk duhet të largohen nga ndërtesa ku jetojnë. Për shkak të gjithë kësaj, nuk është për t’u habitur që shumë banorë kanë edhe bluza me mbishkrimin “i burgosuri i Whittier”.

Një monstruozitet konkret nga epoka e Luftës së Ftohtë është pallati me banesa, spital, bashki dhe një shkollë. Ndërtesa 14-katëshe me 196 apartamente Begich Towers Incorporated, e njohur në këto pjesë thjesht si BTI, duket si një mirazh në zonën me borë Whittier.

E ndërtuar për t’i mbijetuar granatimeve, BTI goditet me gjashtë muaj shi çdo vit, e ndjekur nga gjashtë muaj borë dhe erëra me shpejtësi 80 milje në orë.

 

admin admin

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

10 hours ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

10 hours ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

10 hours ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

1 day ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

1 day ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

1 day ago