<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURËLETËRSI

Cilat janë rreziqet që po i kanosen gjuhës shqipe?

Gjuha është jo vetëm një mjet komunikimi, por dhe një tipar dallues i identitetit kombëtar. Ndër shekuj shqiptarët janë krenuar me gjuhën shqipe, si një gur i rëndësishëm themeli i kombit. Por globalizmi dhe teknologjia kanë prekur dhe tek gjuha. Çarë po e rrezikon sot shqipen?

Të rinjtë e pranojnë se nuk e shmangin dot përdorimin e fjalëve të huaja në përditshmërinë e tyre.

“Po përdor shumë fjalë, e kam më të lehtë për t’u shprehur. Më vjen më natyrshëm t’i përdor”, shprehet njëri prej tyre.

“Përdor fjalët përshëndetëse. I dëgjojmë shumë në përditshmëri. Ka shumë fjalë që nuk ua dimë mirë kuptimin në shqip”.

“Shkruaj me shkurtime, është më kollaj”, tha një tjetër qytetar.

Sipas gjuhëtarit Shezai Rrokaj, me shqipen po ndodh fenomeni që shumë gjuhë të tjera në botë e kanë kaluar disa dekada më parë, si pasojë e globalizmit.

“Anglicizmat janë futur, kjo po ndodh edhe tek ne. Është e rrezikuar, por shqipja ia ka dalë edhe kur nuk kishte shtet”, theksoi Rrokaj.

Shqetësim mbeten gabimet drejtshkrimore në dokumentet e hartuar nga institucionet zyrtare.

“Jemi shprehur që në institucione duhet të jetë korrektori elektronik. Ne tashmë e kemi një korrektor. Gabimet vijnë si rezultat i shkollës. Ne na vijnë studentët me mangësi të mëdha dhe tekstet duhet të rishikohen.”

Gjuhëtari Shezai Rrokaj thotë se pavarësisht aktorëve që e rrezikojnë, ka një mënyrë të vetme për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

“Sa më shumë të lexojmë në gjuhën amtare. Është si puna e vaksinës, në këtë mënyrë jemi më të imunizuar”, tha ai.

Vitet e fundit fëmijët e vegjël po nisin të komunikojnë më parë në anglisht, ndikuar nga ekranet dhe teknologjia. Por sa dëmton kjo shqipen?

“Problemi qëndron se cila gjuhë mësohet më parë. Fëmijët duhet të zotërojnë gjuhën shqipe, dhe më pas të mësojnë atë që do quhet gjuha e bukës apo punës”, u shpreh ai.

Sipas Rrokajt, investimi më i madh që bën një shoqëri është tek arsimi dhe dija, vetëm në këtë mënyrë shqipja do të vijojë të rezistojë e pacenuar. /abcnews.al

 

admin admin

Recent Posts

16-vjeçarja nga Mitrovica prezanton në Luksemburg temën “Ndikimi i Luftës së Kosovës në sistemin shëndetësor lokal”

  Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…

2 hours ago

Si dhe kur u “Faktorizuan” Serbët?

Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - ​Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…

3 hours ago

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë/ Ja cilat ushqime rrisin riskun e kësaj sëmundjeje

  Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…

4 hours ago

Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

  Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…

4 hours ago

ADN-ja shqiptare dhe misteri i njerëzve të parë në Europë

ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…

4 hours ago

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

10 hours ago