Studimi, përfshiu 22 mijë e 811 burra dhe gra italiane, të cilët raportuan marrjen e specit djegës gjatë një periudhe 8-vjeçare. Në fund të studimit, njerëzit që konsumonin spec të paktën katër herë në javë ulën rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër me 44 për qind dhe nga sëmundjet cerebrovaskulare me 61 për qind.
Autorja e studimit Marialaura Bonaccio, e Institutit Neurologjik Neuromed Mediterranean IRCCS në Pozzilli, Itali, thotë për Yahoo Lifestyle se konsumimi i specave djegës nuk do të parandalojë sulmet në zemër ose goditjet, por rrezikun e vdekjes. Studimi vëzhgues nuk identifikoi saktësisht pse specat djegës ishin kaq të dobishëm.
“Por ne e dimë se rezultatet janë të pavarura nga cilësia e dietës”, thotë Bonaccio. “Kjo do të thotë që edhe nëse nuk i përmbaheni gjithmonë dietës mesdhetare, specat djegës do të kenë akoma një efekt.
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…