Një zgjidhje e shpejtë për celularët që mund të kenë rënë në ujë tashmë është nxjerrë “jashtë loje” falë një këshille të Apple.
Më parë mendohej se futja e celularit të lagur në një qese me oriz do të përthithte ujin dhe do të rregullonte pajisjen, por në fakt kjo mund të shkaktojë më shumë dëm.
Nëse iPhone juaj laget, një shtojcë e re ju dërgon një paralajmërim që pajisja është e lagur dhe duhet të prisni derisa ta karikoni. Ndoshta do tundoheni që të merrni një qese me oriz, por Apple paralajmëron përdoruesit:
“Mos e vendosni iPhone tuaj në një qese me oriz. Kjo mund të bëjë që copëzat e vogla të orizit të dëmtojnë iPhone-n tuaj. Mos e thani duke përdorur një burim të jashtëm nxehtësie apo ajër të kompresuar. Mos përdorni sende si shkopinj veshësh apo facoletë në pjesën e portës së karikimit. Dhe mos provoni ta karikoni, nëse e bëni ndërsa pajisja është ende e lagur, mund të shkaktojë probleme të tjera”.
Apple rekomandon që të trokisni lehtë celularin për të nxjerrë ujin e tepërt dhe të siguroheni që porta e karikuesit të jetë drejtuar poshtë. Pas kësaj, lëreni në një vend të thatë me ajrim, prisni gjysmë ore dhe përsëriteni procesin.
Nëse rishfaqet lajmërimi, lëreni iPhone në një vend të thatë për një ditë që të thahet plotësisht./tvklan.al
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…