<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

4 mënyra për ta menaxhuar stresin

Kohët e fundit është raportuar se 76 për qind e njerëzve në Amerikë po u pengon stresi në zhvillimin normal të jetesës, raporton “Harvard Business Rreview”.

Psikologja Jenny Taitz ka treguar disa mënyra për ta larguar stresin, të cilat i ka përdorur për vete si dhe për pacientët e saj. Ajo ka thënë se njerëzit priren të mendojnë shumë për një ndonjë gjë që i shqetëson, e këtu qëndron problemi që duhet zgjidhur.

Sipas saj, e rëndësishme është që personi që e di që ka stres, të fokusohet në kryerjen e punëve dhe të mos u kushtojë vëmendje mendimeve negative.

Mënyra e parë për të larguar mendimet e këqija është pozicionimi apo përqendrimi në vetëm një gjë.

Kur njerëzit përqendrohen në atë që janë aktualisht duke bërë, duke mos e çuar mendjen nëpër detyra apo mendime të tjera që mund ta destabilizojnë gjendjen psikologjike, është mënyrë e mirë që një personi mund t’i ndihmojë të mos ngarkohet me stres të tepërt.

Mënyra e dytë për të larguar mendimet e këqija është të mos merren shumë seriozisht.

Vetë psikologja Taitz ka thënë se nuk ndihet mirë nëse i duhet të flasë në publik.

“Mendimet nuk duhet të merren seriozisht në konsideratë, sepse në fund të fundit shtrohet pyetja se çfarë janë mendimet? Mendimet janë vetëm disa copëza idesh që nuk janë të vërteta”, ka thënë Taitz.

Ajo ka rekomanduar se mendimi për gjërat negative duhet konsiderohet vetëm si një lloj plasteline që një person mund të luajë me të, të mos i marrë seriozisht në mënyrë që të krijojë ngarkesa të panevojshme në kokë.

Mënyra e tretë është përballja me pasigurinë.

Pasiguria mund të krijojë iluzione në kokë dhe të krijojë mendime të cilat nuk qëndrojnë në realitet. Kjo pastaj mund të shkaktojë stres të madh.

Shqyrtimi i pasigurive mund të jetë ndihmesë sepse të gjithë njerëzit e botës kanë pasiguritë e tyre.

Në mënyrë që njeriu të ndihet më i relaksuar është që ta pranojë veten së pari ashtu siç është. Pastaj duhet pranuar edhe të tjerët ashtu siç janë.

“Të gjithë njerëzit nuk mendojnë njësoj, dhe nuk duhet pasur pritshmëri që një person tjetër duhet të mendojë sikur ti”, këshillon Taitz.

Duke pranuar pasigurinë do të thotë që të pranohet edhe përballja me frikën, gjë që konsiderohet si diçka pozitive nëse arrihet. Frika nga diçka ndonjëherë është vetëm mendim, pra nuk duhet të ndalp fokusin në kryerjen e detyrave aktuale.

Vlerësimi i vetes është mënyra e katërt që Taitz ka renditur për të larguar stresin.

Çështjet e pazgjidhura me njerëz të ndryshëm mund të shkaktojnë ngarkesë të rëndë psikologjike. Kur dikush i thotë dikujt ndonjë fjalë ofenduese, personi që ofendohet priret të ketë mendime të këqija të njëpasnjëshme e të mendojë vazhdimisht për atë gjë, e si pasojë e kësaj mund të vijnë edhe konkludime të cilat në realitet mund të mos qëndrojnë.

Për shembull kur dikush shkon në disa intervista të njëpasnjëshme të punës e punëdhënësi nuk jep asnjë përgjigje, personi i intervistuar mund të fillojë të krijojë ide se çfarë ka mundur të ndodhë. Ato mendime pastaj fillojnë të krijojnë parehati të keqe.

Në vend të kësaj, Taitz ka këshilluar se duhet provuar vetëvlerësimin. Më anë të vetëvlerësimit një person mund t’i pranojë emocionet e veta dhe ta tejkalojë atë periudhë të mendimeve të këqija.

Për shembull duhet menduar diçka si “kjo nuk është ajo çfarë kam pritur” dhe “normal që po ndjej nervozizëm dhe pikëllim”, gjë që mund të lehtësojë dhimbjen paksa.

Taitz ka thënë se praktikimi i këtyre teknikave do të ndihmojë në tejkalimin e stresit të tepërt e të panevojshëm./koha.net

admin admin

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

16 hours ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

16 hours ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

18 hours ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

2 days ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

2 days ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

2 days ago