<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Gabimi i parë i të rinjve kur ndjekin pasionin e tyre

 

Kur bëhet fjalë për të zgjedhur rrugën e duhur profesionale, shumë njerëz do të të thonë: “Ndiq pasionin”.
Por kjo nuk është kaq e thjeshtë – dhe i kuptoj vështirësitë.

Në 20 vite si ekspert karriere, gabimi më i madh që njerëzit bëjnë kur përpiqen të “ndjekin pasionin” është mendimi se çfarë do të thonë kur dikush do t’i pyesë: “Çfarë bën?”

Shpesh dëgjoj nga klientët e mi, veçanërisht të rinjtë:

“Dua t’i bëj të lumtur prindërit duke u bërë doktor”
“Dua të bëhem një avokat i suksesshëm, pasi shihet si një profesion me prestigj”
“Mikesha ime është një sipërmarrëse e suksesshme dhe jeta e saj duket e bukur. Dua të bëj dhe unë të njëjtën gjë”
“Do të jem i kënaqur me çfarëdo lloj pune, mjafton që të jetë një kompani e madhe si Google, Apple apo Microsoft”.

Pasojat e përpjekjeve për të bërë përshtypje te të tjerët

Ne priremi t’i mbështesim zgjedhjet tona në karrierë te mënyra se si mendojmë se do të reagojnë të tjerët kur do t’i themi profesionin tonë (për shembull: “Do të më respektonin më shumë nëse do t’i thosha se kam bërë [X] në vend të [Y], për të jetuar?”)

Shkenca e konfirmon edhe këtë. Quhet “varësi nga lavdërimi”, d.m.th kur kërkojmë të realizojmë gjëra që mendojmë se do t’u bëjnë përshtypje të tjerëve, pasi kjo sjell një ndjesi të përkohshme lumturie. Por pasojat rrezikojnë të manifestohen vite më vonë, kur do ta gjejmë veten në një karrierë që na bën të ndihemi të palumtur, bosh dhe të pakënaqur.

Si të ndiqni një rrugë karriere që ju përshtatet

Zgjidhja është një ndryshim i plotë mendësie. Përqendrohuni më shumë te përgjigjja e pyetjes: Çfarë doni të bëni? Mjaft u shqetësuat për konsideratën e të tjerëve mbi ju dhe në vend të kësaj fokusohuni te pikat e forta, gjërat që ju japin më shumë gëzim, aftësitë që mund të shfrytëzoni dhe llojet e problemeve që ju pëlqen të zgjidhni.

Ju nuk do ta gjeni menjëherë rrugëtimin e përkryer profesional. Duhet një nivel konstant dhe i thellë vetëvlerësimi. Dhe çfarë është më e rëndësishme, duhet të jeni gjithnjë i ndershëm me veten.

Kini parasysh, nuk mund të ndërtoni një karrierë që t’ju japë kënaqësi rreth shpresave dhe ëndrrave të dikujt tjetër. Gjëja më e bukur që mund të bëni është të vini në plan të parë, lumturinë tuaj.

*J.T. O’Donnell, themeluese dhe CEO e Work It Daily, platformë online që u vjen në ndihmë njerëzve në zgjidhjen e problemeve të mëdha në karrierë.
Burimi: CNBC

admin admin

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

14 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

15 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

15 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

15 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

15 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

2 days ago