Nga Ilir Seci
Shkruhet me gërmën “Ç,ç”, përpara – “ÇLIRIM/çlirim”, në daçi me “Ç” te madhe te shtypit e ne daçi me “ç” te vogël te shtypit, gjithëherë ka para gërmën “Ç,ç”…lexohet me “Ç,ç”, shqiptohet me za me “Ç,ç”, ndihet me veshë me “Ç,ç”…
…Bash aty te gërma “Ç ç” e vendosun para emnit “Lirim” asht krejt hilja…
Në gjuhën shqype fjalët me gërmën “Ç, ç” përpara janë dy llojesh:
-1- Fjalë që germën “Ç,ç” e kanë natyrshëm ne rranjë si psh “çaj”, “çark”, “çetë”, “çarranik”, “çufërr” etj…
-2- Fjalë në të cilat vendosja e germës “Ç, ç” i jep kuptim të kundërt fjalës rranjë, pra njisoj antonimi, siç janë per shembull “çnjerezore” e kunderta e “njerezore”, “çarmatim” e kunderta e “armatim”, “çrregullim” e kundërta e fjalës “rregullim”, “çorganizim – organizim”, me vazhdue ne “ngjyrosje-çngjyrosje”, “nderim-çnderim”, “regjistrim-çregjistrim”, “orientim-çorientim”,etj…
Njajtë edhe fjala shqype “Lirim” asht gremçue me gërmën “Ç, ç” dhe asht perftue e kunderta e “Lirimit” që asht “Çlirimi”, pra e heqja e lirise…Ma shqip se na e kanë thanë komunistat s’ka…bile edhe na kanë shti me e festue me të madhe bash heqjen e lirise…hala edhe sot vazhdojne e festojne sklleverit e çliruem…
…Asht bash nji gërmë me gremç, gërmë e huazueme nga osmanishtja që disi etnit tane themelues te gjuhësisë vendosen me e mbajte ne alfababetin shqip, si me dashte me na e kujtue gremçimin historik qe na gjeti prej dites që osmanet, krijuesit e kesaj gërme, e çatrafiluen gjuhen shqipe kur rane ne kontakt me te. Nji germe qe nuk kishte fare nevoje me e mbajtë gjuha jonë sepse fare lehte kishin mujte me fute ne vend te saj digrafin “Ch, ch” si e kanë gjuhet europiane. Si dihet gjuha shqipe në mesin e 36 germave i ka keto DIGRAFE : “Dh”, “Gj”, “Ll”, “Nj”, “Rr”, “Sh”, “Th”, “Xh”, “Zh”…Etnit tanë gjuhëtarë ta kishin shtue edhe digrafin “Ch, ch”, dhe na e kishin kursye tanë ate mundim me gjetë makina shkrimi me gremça “ç” ne kohen e shtypshkrimit…apo sot ne epoken dixhitale do na e kishin kursye dhimbjen e syve kur lexojme “c” per “ç”, se shumica as dinë si me e shkrue ne celulare…Gërma “Ç,ç”, që e vendosun para fjales aq poetike “Lirim” e robnon ate si gardh me tela me gjemba dhe e ban “Çlirim” – e kundërta e të magjishmes “Lirim”…E në mend s’kanë si mos me na ardhë vargjet e të madhit Dom Ndre Mjeda :
“Lirim, lirim!” – bërtet gjithkah Malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
e vështroje ku i del lirimit ama.”
syri.net
Një bimë e cila ka treguar se është shumë e dobishme ndaj sëmundjeve…
Djathi është ndër ushqimet më të përdorura me shekuj te njerëzimi, si dhe…
Këtë bimë e ndeshim në çdo hap, madje as nuk jemi të vetëdijshëm…
A i fusni fasulet në ujë para gatimit? Eksperti jep përgjigjen që do…
Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…
Gjatë një ftohjeje, oreksi juaj zakonisht zvogëlohet, por disa ushqime mund t'ju ndihmojnë…