Gjumi është një proces i cili na ndihmon të çlodhemi nga aktivitet e ditës dhe të rikuperohemi për ditën tjetër. Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti vështirësi në gëlltitje dhe pagjumësi ekspertët këshillojnë të bëni kujdes me këto pajisje që keni në dhomën tuaj, pasi ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe të shëndetit tuaj.
Jastëku juaj
Pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, duket si lehtësimi më i madh vënia e kokës në jastëk. Fatkeqësisht jastëkët rrisin baktere shumë shpejt, spore myku dhe mbajnë pluhur çka çon në zhvillimin e shumë alergjive që japin dhimbje koke, teshtima, gërvishtje të fytit etj. Jastëkët duhet të zëvendësohen një herë në vit nëse nuk lahen. Por ndodh që shqetësimet mos të lidhen vetëm me problemet me alergjinë. Nëse ju ndodh që të keni dhimbje koke, apo ngrirje qafe atëherë duhet të ndërroni urgjentisht jastëkun tuaj. Këta të fundit me kohë humbin formën dhe butësinë, ndaj duhet të jini të kujdesshëm për zëvendësimin e tyre.
Lulet e shtëpisë
Ndonëse lulet shtojnë ngjyrat në dhomën tuaj të gjumit, ndodh që mbiujitja e tyre, përveçse i kalb ato, bën që të shtohen sporet e mykut në dhomë të cilat do tju shkaktojnë alergji të shumta. Bëni kujdes që ti ujisni ato vetëm kur maja e dheut të jetë tharë dhe mos i lini që “të notojnë në ujë”.
Kafshët
Sigurisht që kafshët tuaj janë pjesëtarë të dashur të familjes, por mbajini të ndarë krevatet. Jo vetëm që ata ju prishin gjumin, por janë të mbushur me lloj-lloj bakteresh të dëmshëm për shëndetin tuaj.
Qirinjtë
Ndonëse qirinjtë janë tejet romantikë, dhe dekorues të pazëvendsueshëm në dhomën tuaj, nëse digjni vazhdimisht qirinj do të keni jo pak dëme anësore. Parafina e aromatizuar mund të lëshojë kimikate të dëmshme si benzen dhe toluen ndërsa digjet. Mund ti minimizoni rreziqet po të digjni dyll blete ose qirinj soje. Mos harroni të lini dhe pak hapur dritaren e dhomës.
Fshesa e korentit
Ndonëse fshesa juaj e korentit është mënyra më e lehtë për të pastruar dhe hequr plohurin në dhomën tuaj të gjumit, përdorimi i një të tille pa filtrën HEPA po ju dëmton më shumë nga ç’mendoni.
Produktet pastruese
Sigurisht që ju e doni ambientin tuaj të pastër, por nga njëra anë ju nuk doni irritim sysh, problem në frymëmarrje apo dhimbje koke. Këto ti shkaktojnë më së shumti pastruesit me aromatizues dhe kimikate të ndryshëm. Në vend të tyre përdorni produkte pa këto elementë të dëmshëm, ose dhe më mirë përdorni pastrues natyralë si uthulla.
Hidratuesi
Lëkura e thatë që të pickon gjatë muajve të dimrit për shkak ngrohjes artificiale, na detyron që shpesh të vëmë në dhomë aparatin që hidraton ajrin. Por ndoshta përveç të mirave, uji që ndodhet në këtë aparat nëse nuk ndërrohet çdo ditë mund të bëhet burim për shpërndarjen e sporeve të mykut dhe fillimin e alergjive të ndryshme. Gjithashtu mos harroni ta pastroni të gjithë aparatin një herë në javë.
Dritaret
Nëse dritaret e dhomës tuaj janë gjithmonë të mbyllura ju po “notoni në një det” kimikatesh, myku, pluhuri dhe ndotësish. Sipas agjencisë për mbrojtjen e mjedisit ajri brenda një dhome të paajrosur mund të jetë 2-5 herë më i ndotur se ai jashtë, për shkak të gjithë mobilieve, deodorantëve, tapeteve, pikturave etj dhe ndotësve që mbajnë ato. Nëse dhe moti ju a lejon, lëreni dritaren disa minuta hapur gjatë ditës që të qarkullojë ajri.
Dysheku
Ju kaloni një të tretën e jetës në dyshekun tuaj, ku ka copëza të lëkurës tuaj, lëngje trupi, parazitë, baktere, pluhur etj. Dysheku juaj duhet të pastrohet rregullisht si pjesa tjetër ë dhomës. Mbrojeni dyshekun tuaj dhe me mbulesë që është anti-alergjike dhe e padepërtueshme nga bakteret apo parazitët. Gjithashtu dyshekët më të vjetër se 5 vjet tentojnë të deformohen dhe të marrin format e trupit duke qenë dhe të parehatshëm për gjumin.
Tapeti
Sigurisht që tapetet janë të butë dhe të këndshëm sidomos kur je këmbëzbathur. Por ata mbajnë shumë pluhur, papastërti, parazitë të kafshëve dhe mbetje të këpucëve. Ata duhet të fshihen me fshesë me vakum minimumi një herë në javë dhe të lahen në çdo pak muaj. Nëse keni problem me alergjitë, më miri hiqini fare tapetet dhe shtroni parket druri apo laminat. Janë më të thjeshtë për tu mbajtur të pastër.
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…
Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…
Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…
Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…
Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…
Nga: Halil Rama Pasi ka botuar dhe promovuar më parë librat “Kur binte një zymare në…